Fillon aksioni  “Bujanoci solidar - pranë Shqipërisë”
Lokale

Fillon aksioni  “Bujanoci solidar - pranë Shqipërisë”

27.Nov.2019 08:29
0

Nuk kanë munguar aksionet për grumbullimin e ndihmave për të dëmtuarit nga termeti në Shqipëri edhe nga komuna e Bujanocit. Në faqen zyrtare të komunës lajmërohet se grumbullimi do të fillojë nga ora 11 në zyrën për të rinj.

 Sipas publikimit luten qytetarët të interesuar të ndihmojnë me ushqime, produkte higjenike dhe rroba.

 “Bujanoci solidar - pranë Shqipërisë. Komuna e Bujanocit, nesër, duke filluar nga ora 11:00 fillon me aksionin solidarë për grumbullimin e ndihmave që do t'i dedikohen vendbanimeve të goditura nga tërmeti në Shqipëri. Grumbullimi i ndihmave do të bëhet në hapsirat e Zyrës për të rinjë. Luten të gjithë të interesuarit të ndihmojnë me gjëra ushqimore, higjienike, rroba. Çdo ndihmë e karakterit tjetër do të jetë e mirëseardhur. Bujanoci pranë Shqipërisë” – shkruhet në faqen zyrtare të komunës së Bujanocit.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration