Lokale
Fillojnë punimet për meremetimin e rrugëve në Bujanoc
Në qytetin e Bujanocit të premten kanë filluar punimet për meremetimin e rrugëve të cilat më herët ishin hapur për punime si shtrirjen e rrjetit të kanalizimit, ujësjellësit, elektricitetit dhe punimeve të tjera.
Kompania “Saba Bellca” e kontraktuar më 8 maj, sot ka nisur punimet për asfaltimin e pjesëve të hapura në rrugën që shpie në drejtim të sallës së sportit “Rinia” në Bujanoc.
Agim Haliti, drejtor i Drejtoratit për Ndërtim ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 3.5 milionë dinarë me kompaninë nga Presheva për të përmirësuar infrastrukturën rrugore në këtë komunë, pasi një kohë të gjatë pjesë të rrugëve në qytet po qëndrojnë edhe matej pa asfalt.
Portali Informativ Titulli kishte raportuar më herët për gjendjen në infrastrukturë e cila me muaj ishte lënë pas dore./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!