Fillojnë përgatitjet për menaxhimin e sistemit të kualitetit në Bujanoc
Lokale

Fillojnë përgatitjet për menaxhimin e sistemit të kualitetit në Bujanoc

16.Aug.2012 18:44
0
Në zyrën për zhvillim ekonomik të komunës së Bujanocit kanë qëndruar një grup i personelit nga  Programi i Partneritetit Evropian me komunat “euprogress” dhe i kanë prezantuar qeverisjes lokale projektin për futjen e standardeve për menaxhim të sistemit të kualitetit. Dobrivoje Stançiq, menaxher për planifikim të zhvillimit lokal deklaroi se për një periudhë 8 mujore komuna e Bujanocit do të mundë të përmirësojë menaxhimin e sistemit të kualitetet. “Për mes këtij projekti pushteti lokal  mundë t’i garantojë qytetarëve të vet një administratë më efikase, transparente dhe shkurtim të proceduarave”, tha  Stançiq . Sipas tij projekti  “Menaxhimi i Sistemit të Kualitetit dhe Menaxhimi i Mjedisit” do të zgjasë deri në shkurt të vitit 2013 dhe gjithë ky proces do të përfundojë me përgatitjen për certifikim dhe pastaj komuna mundë të marrë këto standarde. Me vendosjen e këtyre standardeve do të përvetësohet puna e shërbimeve komunale, do të jepen përgjegjësi dhe detyra të caktuara të punësuarve në administratën komunale dhe do të zvogëlojë harxhimet e administratës, do të sjellë transparencë dhe do të shkurtojë procedura. Menaxhimi i Sistemit të Kualitetit është etiketuar me shifrën ISO 9001 dhe bënë pjesë në grupin e standardeve të cilët drejtojnë sistemin e menaxhimit. Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian dhe Ambasada e Zvicrës përmes programit të partneritetit evropian me komunat “EU PROGRES” dhe realizohet nga Fakulteti i Shkencave Organizative FON nga Beogradi./Titulli.com/
LPD kërkon përfshirje të Luginës në bisedimet Prishtinë-Beograd
Bujanoci pa ujë (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration