Bujanoci pa ujë (foto)
Lokale

Bujanoci pa ujë (foto)

16.Aug.2012 15:29
0
Qyteti i Bujanocit nga orët e mëngjesit nuk furnizohet me ujë. Mungesa e ujit është si pasojë e havarisë në rrjetin elektrikë si dhe punimeve në ujësjellës. Përveç fshatrave të komunës së  Bujanocit që po ballafaqohen me mungesë të ujit në këto ditë  të nxehta, sot edhe vet qyteti ka këtë problematikë. Sipas informacioneve që ka siguruar portal informative Titulli bëhet fjalë për avari në rrjetin elektrikë që furnizon pompat në puset nga nxirret uji i pijshëm, që më pas furnizon Bujanocin. Përveç kësaj, punimet që po bëhen në rrugën e Kosovës, hyrja numër 1, kanë bërë që edhe qytetarët që jetojnë në këtë rrugë të mos kenë furnizim me ujë. “Ne jemi duke punuar në rrugën e Kosovës ku po bëjmë shtrirjen e ujësjellësit në hyrjen numër 1, në mënyrë që të mundësohet edhe asfaltimin e kësaj rruge”, i tha Titullit Boban Dimitrijeviq, referent i punimeve teknike pranë ndërmarrjes publike “Komunalia”. Ai po ashtu theksoi se këto punime duhet të përfundohen brenda ditës, mirëpo potencoi, edhe pse ata kryejnë punët nuk do të varet prej tyre se a do të furnizohet Bujanoci me ujë. “Se a do të fillojë furnizimi me ujë nuk varet nga ne, pasi që problemi qëndron me avarinë në sistemin e energjisë elektrike që furnizon pompat për të nxjerrë ujin nga puset”,  shtoi Dimitrijeviq i cili ishte i kënaqur me punimet që po bënte ekipi i tij./Titulli.com/

Fillojnë përgatitjet për menaxhimin e sistemit të kualitetit në Bujanoc
Japonia do të ndihmojë zhvillimin ekonomik të Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration