FHKL ndanë çelësat familjeve përfituese (foto)
(e enjte)
Në shtëpinë e kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë nga kryesia e Fondit Humanitar të Kosovës Lindore (FHKL) u bë ndarja e çelësave familjeve nevojtare.
Kryefamiljarët pjesëmarrës në këtë organizim, të cilët në mënyrë zyrtare morën çelësat e shtëpive të ndërtuara në kuadër të aksionit “100 shtëpi për Luginën” të FHKL-së, falënderuan Fondin për ndërtimin e shtëpive dhe kështu zgjidhjen e një problem madhor për këto familje të varfra.
Para të pranishmëve rreth aksionit dhe të arriturave elaboroi kryetari Xhelal Memeti duke kërkuar nga njerëzit e vullnetit të mirë që të ndihmojnë këtë aksion në mënyrë që të ndihmohen familjet në nevojë në Luginë të Preshevës./Titulli.com/
*******************************************************************************************************************************************************************************
(e mërkurë)
FHKL publikisht do t’i dorëzojë çelësat e shtëpive familjeve të varfëra
Fondi Humanitar i Kosovës Lindore (FHKL) me seli në Zvicër gjatë së enjtes (31 korrik) do të bëjë ndarjen e çelësave të shtëpive të ndërtuara në kuadër të aksionit “100 shtëpi për Luginën”.
Shtëpia e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë do të jetë vendi ku do të bëhet ndarja e çelësave familjeve përfituese.
Me këtë rast, sipas Fondit, në këtë mbledhje përveç ndarjes së çelësave për shtëpitë e ndërtuara, do të paraqiten edhe aktivitetet e ndërmarra nga kjo organizatë rreth projekteve të përmirësimit të gjendjes socio- ekonomike të familjeve në Luginë, raporton Titulli.
“Përurimi do të fillojë në orën 10h me paraqitjen e një galerie nga aktivitet e FHKL-së për të vazhduar më pas me përurimin dhe në fund një koktej”, thuhet në njoftim./Titulli.com/