Festival Ballkanik edhe në Bujanoc? (Foto)
Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), kryetari Jonuz Musliu me bashkëpunëtorët ka pritur në një takim tejet miqësor kryetarin e shoqërisë kulturoro-artistike "Nakem", Emir Pehlivan nga Bursa e Turqisë.Gjatë takimit kryetari Musliu ka theksuar se “për Këshillin Kombëtar Shqiptar e rëndësisë së veçant është fusha e kulturës, patur parasysh impaktin e zhvillimeve kulturore në ruajtjen, mbrojtjen dhe avancimin e identitetit kombëtar”.
Mysafiri nga Turqia, Emir Pehlivan, ka vlerësuar lartë pjesëmarrjen me rastin mbajtjes së Festivalit jubilar Ndëkombëtar Ballkanik të folklorit në Bursa dhe takimet e zhvilluara me zyrtar të ndryshëm rreth ngritjes së bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave kulturore.
Vlen të theksohet se me këtë rast është diskutuar për bashkëpunimin dhe operacionalizimin e mbajtjes së një Festivali me përmasa ballkanike në Bujanoc, nën organizimin e KKSH-së dhe mbështetjes financiare nga shoqëria kulturoro-artistike “Nakem” nga Bursa, ku do të performohet me valle popullore tradicionale shoqëritë kulturoro-artistike nga i gjithë Ballkani.
Në takimin e zhvilluar në Bujanoc u shkëmbyen edhe dhurata të ndërsjella mes përfaqësuesve të KKSH-së dhe shoqërisë kulturoro-artistike “Nakem”. /Titulli.com/