Ferati: Serbia s’ka bazë ligjore për pasivizimin e adresave të shqiptarëve të Luginës
Lokale

Ferati: Serbia s’ka bazë ligjore për pasivizimin e adresave të shqiptarëve të Luginës

14.Jan.2022 00:04
0

Aktivistja për të drejtat e njeriut, Flora Ferati ka folur në lidhje me pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Ajo përmes një lidhje direkte në “Rubikon” në Klan Kosova, ka thënë se Serbia nuk ka bazë ligjore për këtë pasivizim.

“Kemi marrë gjykimin e avokatëve më të njohur në Serbi për këtë çështje dhe verdikti është se nuk ka asnjë bazë ligjore në Serbi e cila ia jep të drejtën Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë në radhë të parë, e pastaj edhe gjykatave, për t’iu mohuar pajisja me dokumente qytetarëve shqiptar apo çdo qytetari tjetër të Republikës së Serbisë, duke u thirrur në pasivizim të adresave”, u shpreh ajo.

Ajo tha se Serbia vazhimisht i ka mohuar raportimet, përcjell Klankosova.tv.

“Qëndrimi të cilin e kanë mbajtur autoritetet serbe ka qenë pikërisht ky që ne po e zbatojmë ligjin në mënyrë të rregullt dhe njëkohësisht nuk kanë dhënë asnjë të dhënë, që t’i shohim ato në formë krahasimore, ata gjithmonë i kanë mohuar raportimet”, tha ajo.

Tutje, Ferati tha se kanë mbledhur dëshmi për të krijuar një sensibilizim në Berlin dhe në Bruksel.

“Dëshmitë që i kemi mbledhur ne, duke marrë kopjet e pasaportave, letërnjoftimeve të skaduara, kanë qenë dëshmi të mjaftushme për të krijuar një sensibilizim më të madh në Berlin dhe në Bruksel dhe këtu mund të them se kanë mjaftuar si të tilla për fillim”, u shpreh tutje ajo.

Mustafi: Pasivizimi i adresave ka për qëllim zvogëlimin e numrit të shqiptarëve në Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration