Fëmijët e imigrantëve mposhtin anglezët vendës në anglisht e matematikë
Atraktive

Fëmijët e imigrantëve mposhtin anglezët vendës në anglisht e matematikë

08.Feb.2020 16:54
0

Fëmijët e imigrantëve në Angli kanë dalë më të suksesshëm sesa shokët e shoqet e tyre të klasës që anglishten e kanë gjuhë amtare në testet GCSE.

Të dhënat e publikuara nga Departamenti i Edukimit kanë treguar se adoleshentët të cilët anglishten nuk e kanë gjuhë amtare kanë dalë më mirë sesa ata që e kanë në të gjitha matjet kryesore qeveritare, raporton “inews”.

Për shembull, më 2019, 43.8 për qind e studentëve që anglishten nuk e kanë gjuhë amtare arritën notë të fuqishme kaluese 9-5 në anglisht dhe në matematikë, në krahasim me 43.2 të folësve që anglishten e kanë gjuhë amtare, transmeton Koha.net.

Më 2018, folësit që anglishten e kanë gjuhë amtare ishin shumë pak para, me 43.4 për qind që morën kaluese të fuqishme, në krahasim me 43.3 për qind të atyre që nuk e kanë gjuhën angleze gjuhë amtare.

Megjithatë, suksesi i fëmijëve me prejardhje imigrantësh në sistemin anglez të edukimit nuk është befasi.

Viti 2017 ishte i pari që studentët që anglishten e kishin gjuhë dytësore i mposhtë ata që e kishin gjuhë amtare në të gjitha matjet kyçe të GCSE-së.

Sqarime të shumta janë ofruar për këtë fenomen, përfshirë edhe faktin se nxënësit që anglishten s’e kanë gjuhë amtare jetojnë kryesisht në Londër, ku janë disa nga shkollat me performancën më të mirë në Angli.

Megjithatë, një hulumtim nga Universiteti i Bristolit dhe Shkolla Londineze e Ekonomisë dhe e Shkencave Politike më 2018 gjeti se nxënësit me të kaluar imigrantësh kanë qasje më pozitive për edukimin dhe përfitimet e tij sesa shokët e shoqet e tyre të lindur në vend.

Të dhënat po ashtu treguan se hendeku mes nxënësve më të varfër dhe shokëve e shoqeve të tyre në GCSE është zgjeruar për të dytin vit radhazi.

Por qeveria thotë se ky hendek është “stabil”

Trashësia e borës në Serbi deri në tre metra, vdes një person nga ngrirja (video)
Një ushtar vret 17 persona në një qendër tregtare në Tajlandë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration