Fejzullahu realizoi ëndrrën: I lumtur për debutimin me Kombëtaren
Lokale

Fejzullahu realizoi ëndrrën: I lumtur për debutimin me Kombëtaren

14.Jun.2015 18:37
0
Arbnor Fejzullahu arriti të debutoj me Kombëtaren e Shqipërisë në ndeshjen miqësore ndaj Francës.

Mbrojtësi i kuqezinjve ka luajtur më parë për grupmoshat e Shqipërisë, por ëndrra e tij ishte që të përfshihej në ndeshjen e Kombëtares A dhe këtë ëndërr ai e bëri realitet në takimin miqësor ndaj Francës.

Edhe pse luajti vetëm gjashtë minuta, kaq mjaftonin për ta bërë të lumtur lojtarin e lindur në Tërrnoc të Bujanocit.

“Jam shumë i lumtur që debutova me Kombëtaren A. Ishte një ndeshje me plot emocione dhe të debutosh ndaj një kundërshtari si Franca padyshim që është një arritje e madhe. Jam lojtari i parë nga Tërrnoci që luaj me Kombëtaren A dhe kjo më bënë të lumtur”, tha për Telegrafin pas ndeshjes debutuesi Arbnor Fejzullahu.

Lojtari i Partizanit të Tiranës tregoi se këtë ftesë e kishte pritur pas paraqitjeve të mira që kishte me klubin nga kryeqyteti shqiptar, ku ishte kontaktuar edhe nga ndihmësi i De Biasit, Paulo Tramexani.

“Më parë kam luajtur edhe për grupmoshat U19 dhe U21 të Kombëtares por ky debutim ishte i veçantë. E ke pritur ftesën? Të them të drejtën po, pasi pata paraqitje të mira me Partizanin dhe më ka kontaktuar më parë Paulo Tramexani dhe kjo është arsyeja që isha në pritje të ftesës”, tha Arbnori i cili mund të largohet nga Partizani për ndonjë skuadër të njohur evropiane.

“Unë kam kontratë me klubin edhe për një vit dhe klubi vendos për të ardhmen time. Dëshira ime është të luaj në ndonjë kampionat të madh evropian por të shohim. Ka disa interesime nga skuadra të ndryshme por emra nuk mund të flas”, tha Fejzullahu për Telegrafin.

Ditë më parë është shkruar se për mbrojtësin anësor interesim kanë shprehur francezët e Rennes ku mund t’i bashkohet Ermir Lenjanit por edhe gjiganti belg Anderlecht. /Titulli.com/

Kërkohet unitet i shqiptarëve në Luginë
Edhe një tërnocas pritet t'i bashkohet Kombëtares!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration