Fejzullahu planifikon vizitë në mediat lokale në Bujanoc,  kjo është ndarja e mjeteve nga buxheti (dokument)
Lokale

Fejzullahu planifikon vizitë në mediat lokale në Bujanoc, kjo është ndarja e mjeteve nga buxheti (dokument)

22.Jul.2015 13:34
0
Kryeshefi i shërbimeve publike dhe veprimtarive shoqërore, pranë administratës komunale të Bujanocit Bajram Fejzullahu planifikon t'i vizitojë mediat lokale për të cilat janë ndarë 2 milion e 100 mijë dinarë nga buxheti komunal.

Këto plane i shpalosi Fejzullahu gjatë një konference për gazetar i cili prezantoi shumat të cilat u janë ndarë  mediave lokale dhe shpjegoi  procedurat e parapara sipas marrëveshjes.

Mjetet janë ndarë në bazë  të konkursit të shpallur më 24 mars të vitit 2015 për bashkëfinancimin e projekteve në nivel lokal.

“Në konkurs  janë paraqitur 14 aplikues, ndërsa vetëm 10 prej tyre i  kanë plotësuar kushtet dhe deri më tani nuk kemi pas ankesa nga asnjëra palë”, deklaroi Fjezullahu.

Fejzullahu shtoi se komisioni ishte i përbërë nga anëtarët  Hasan Hasani, gazetarë në RTV “Presheva”,  Zoran Veliçkoviq RTV”Vranja” dhe Fejzi Beqiri nga administratat komunale e Bujanocit.

Ai duke folur për kriteret e ndarjes së mjeteve ka thënë se komisioni ka qenë apolitik dhe se kjo është hera e pare që po ndahen në bazë të konkursit.

Fejzullahu është shprehur se deri sa të shpallet konkursi tjetër do të vizitojë  mediat lokale ku funksionojnë ato./Titulli.com/

Musliu: Nuk është lufta kundër Fatlumit, por kundër meje (Foto dhe Video)
LPD: Aksioni policor u bë për ta destabilizuar situatën politike dhe të sigurisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration