Fatmir Hasani: Si deputet do të mbrojë interesat e gjithë shqiptarëve që jetojnë në Serbi (video)
Kandidati i partë në listën e Partisë për Veprim Demokratik në zgjedhje parlamentare, Fatmir Hasani ka thënë gjatë fushatës parazgjedhore që si deputet do të mbrojë interesat e gjithë shqiptarëve që jetojnë në Serbi, sepse niveli i demokracisë në një shtet matet me nivelin e të drejtave të pakicave, raporton Titulli.com.Hasani ka thënë se do të mbështesë pushtetet lokale, duke qenë krahu u djathtë i tyre në realizimin e të drejtave të shqiptarëve.
Shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet të kenë përfaqësuesin e tyre në Kuvendin e Serbisë sepse ai më së miri i din problemet dhe kërkesat që duhet shtruar para këtij organi, ka thënë në mes tjerash Hasani, njofton Titulli.com.
Duke ftuar qytetarët të votojnë numrin 18 për zgjedhjet parlamentare, ai gjithashtu ka thënë se shqiptarët duhet të shfrytëzojnë këtë rast në mënyrë që mos të flas dikush tjetër në emër të tyre.
Më hollësisht ju ftojmë të ndiqni videon që kemi postuar./Titulli.com/
Program parazgjedhor