Familjet e pasura në Firencë trashëgojnë pasurinë prej 6 shekujsh
Sipas një studimi të kohëve të fundit nga dy ekonomistë italianë, Guglielmo Barone dhe Sauro Mocetti, të cilët krahasuan taksapaguesit e Firencës në vitin 1427 me ato në ditët e sotme tregojnë se familjet më të pasura në Firencë 6 shekuj më parë mbeten të njëjtat edhe tani.
“Pas digjitalizimit të taksapaguesve në vitin 1427 u zbulua se tashmë janë të njëjtat familje që ishin në krye të shkallës socio-ekonomike gjashtë shekuj më parë”, janë shprehur Barone dhe Mocetti.
Studiuesit pranojnë të metat në gjurmimin e pasurisë familjare duke përdorur mbiemrat, ata tregojnë se mbiemrat italianë janë zakonisht shumë rajonalë dhe priren të kalojnë në mënyrë lineare. Familjet në krye të shkallës socio-ekonomike gjashtë shekuj më parë janë fituesit më të lartë në mesin e tatimpaguesve aktualë. Ata që ishin në krye të shkallës kishin punët më prestigjioze, ndërsa familjet në pjesën e poshtme kishin profesione më pak me famë, me të ardhura nën mesataren.
Ndërsa vjen si pak befasi që familjet ua kalojnë pasurinë e tyre fëmijëve, është akoma disi e jashtëzakonshme që këto familje ishin në gjendje të ruanin pasurinë e tyre përmes rrethimeve të ndryshme të Firencës, fushatës së Napoleonit në Itali, diktaturës së Benito Musolinit dhe dy luftërave botërore.
Studimi shton prova të mëtejshme se si të pasurit mbeten të pasur. Në Angli, studiuesit kanë demonstruar më parë se si statusi i një familje në Angli mund të vazhdojë për më shumë se tetë shekuj, ose më shumë se 28 breza të tërë. /scan-tv/