Familja Ajdini në Preshevë bëhet më shtëpi të re falë kontributit të medias (video)
Lokale

Familja Ajdini në Preshevë bëhet më shtëpi të re falë kontributit të medias (video)

24.Dec.2018 21:13
0

Familja e Qazim Ajdinit nga Shoshaja e Preshevës është bërë me shtëpi të re falë promovimit të rastit të këtij rasti social të një grupi të njjerëzve që punojnë në media në Preshevë, Gazmend Idrizi, Krenar Halimi dhe Idro Seferi.

Gazmend Idrizi, kameraman nga Presheva përmes një shkrimi në facebook ka falënderuar të gjithë ata që kanë mbështetur në ndërtimin e shtëpisë së Qazim Ajdinit.

“Kanë qenë shumë njerëz që kanë ndihmuar. Dikush vendosjen e ujit, dikush me batanije, ndërtim e shumë të tjerë jo vetëm nga Lugina, por edhe nga Kosova e vendet e tjera”, ka thënë Gazmend Idrizi një ri nga kontribuesit e këtij rasti humanitar.

Postimi i plotë i produksionit nga Presheva të cilët ndihmuan në promovimin e ketij projekti humanitar
“E zgjodhem qëllimisht të mos bëhej pjesë e kronikave tona televizive pasi të gjithë së bashku nuk mund të qëndronim indiferent dhe të mos behemi pjesë e kësaj ngjarje. Ashtu sic kemi mbuluar dhe bërë pune bashkë me shumë kolege tanët, shqiptarë, boshnjak e serb që ta ngrisim mbështetjen për miqt tanë në Preshevë që ndihmonin refugjatët, drekat e Bajramit e aktivitete të tjera”, thuhet në këtë postim.
Ata kanë kërkuar mbështetje edhe më tej duke vlerësuar se duhet ndihmë konkrete dhe jo shumë fjalë për Luginën e Preshevës.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration