"Faleminderit Presheva! Kombi bëhet një në ditën e nevojës" (Video)
Lokale

"Faleminderit Presheva! Kombi bëhet një në ditën e nevojës" (Video)

15.Feb.2015 22:57
0

Kontributin e shqiptarëve nga Presheva e Maqedonia e ka përshëndetur përmes një postimi në rrjetin Facebook edhe Kryeministri Edi Rama.

“Sot kanë arritur ndihma nga shqiptarët e Maqedonisë e Preshevës faleminderit me mirënjohje të thellë e një përqafim vellazëror të gjitheve!”.

******************************************************************************************************************************************************************

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, ka falënderuar të rinjtë e Luginës për organizimin e grumbullimit të ndihmave nga Presheva e Bujanoci për shqiptarët në zonat e përmbytura.

Ndihmat ushqimore dhe higjienike që zbarkuan në Shqipëri për udhëheqësin e atjeshme ishin më shumë se vetëm një solidarizim.

Erion Veliaj, Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë të Republikës së Shqipërisë, përmes një po postimi në rrjetin social Facebook ka falënderuar për ndihmën e ofruar, transmeton Titulli.com.

“Faleminderit Presheva! Kombi bëhet 1 në ditën e nevojës. Të rinjtë e Preshevës sollën 5 ton ndihma për zonat e përmbytura. Bashkë, përtej politikës, duke dhuruar për familjet e prekura nga përmbytjet”, shkruan Veliaj,  i cili së bashku me këtë postim ka bashkangjitur edhe fotografinë me grupin e të rinjve nga Lugina që morën pjesë në këtë aksion. /Titulli.com/

PDSH do aktivizim në Bujanoc, nisë reformat (Foto & Video)
Lugina e Preshevës në migrimet e jashtme, rezultate hulumtimi të Dr. Hivzi Islami dhe Arsim Ejupi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration