Fakulteti Ekonomik në Bujanoc dhe mësimi i gjuhës serbe, temë bisedimi mes Tors dhe Stankoviqit
Lokale

Fakulteti Ekonomik në Bujanoc dhe mësimi i gjuhës serbe, temë bisedimi mes Tors dhe Stankoviqit

28.Aug.2014 15:53
0

Zoran Stankoviq, kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë është takuar me komisaren e lartë për pakica kombëtare, Astrid Tors dhe me këtë rast kanë biseduar rreth çështjeve që kanë të bëjnë me komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Në takim është biseduar rreth rezultateve dhe promovimit të Studimit për mundësitë e avancimit të mësimit dhe arsimimit të gjuhës serbe si gjuhë joamtare në shkollat fillore në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

“Komisarja e lartë për pakica nacionale ka shprehur kënaqësi me rezultatet e hulumtimit dhe ka thënë se Studimi do të jetë model edhe për pjesët tjera të Serbisë por edhe për disa vende të Evropës Juglindore”, shkruan në faqen zyrtare të Trupit Koordinues.

Përveç kësaj,  në takim thuhet se është biseduar edhe për paralelen e Fakultetit Ekonomik në Bujanoc, ndërsa komisarja e lartë për pakica kombëtare ka thënë se puna e mëtejshme për këtë çështje është njëri ndër prioritetet e Zyrës së komisares së lartë./Titulli.com/

Politikanët, Hoxhallarët dhe Kryqi në Bujanoc
Lugina në protestë në ditën e parë të fillimit të mësimit (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration