EULEX-i akuzon Gazmend Laknën për sulmet në Dobrosin
Një trup gjykues i EULEX-it i kryesuar nga gjykatësi Vlladimir Nikula , të mërkurën vonë në mbrëmje në Gjykatën Themelore në Gjilan i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh Gazmend Laknës i dyshuar për veprën penale të “terrorizmit”.
Masar Morina avokat mbrojtës tha për rajonipress se Lakna dyshohet se i takon grupit ”Lëvizja për liri” e cila kishte sulmuar punktin serb në Dobrosin më 27 maj, 28 qershor dhe 7 tetor 2012.
Pasi kanë arritur ta arrestojnë Gazmend Laknën nga Gjilani i dyshuar për terrorizëm një trup gjykues i EULEX-it i kryesuar nga Vlladimir Nikula, të mërkurën vonë pasdite në Gjykatën Themelore në Gjilan i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.
Avokati mbrojtës Masar Morina tha për rajonipress se Gazmend Lakna është arrestuar të mërkurën ndërsa në seancën para gjykatësve të EULEX-it e ka mohuar veprën.
Morina tha se Lakna sipas hetimeve që ka zhvilluar prokurori i EULEX-it, Mauricio Salustra dyshohet se është pjesëmarrës i sulmit të punktit serb në Dobrosin në datat 27 maj, 28 qershor dhe 7 tetor 2012. Lakna dyshohet se ka pasur kontakte telefonike me njërin prej grupit që dyshohet se është përgjegjës për sulmin mbi punktin serb në Dobrosin.
I dyshuari Gazmend Lakna gjithnjë sipas hetimeve të EULEX-it dyshohet se ka lidhje me grupin që përbëhet nga Valon Jashari, Skënder Jashari, Gazmend Xhemshiri, Enver Musolli, Abdullah Zogaj, Qerkin Rexhaj, Skender Selmani dhe Muhamet Aliu.
Ndryshe EULEX-i kishte ndërmarrë një operacion pas sulmeve mbi punktin serb në Dobrosin, por asnjëherë nuk janë bërë publik emrat e të dyshuarve – arrestuarve./Titulli.com/