EU Progresi ndan mirënjohje për komunën e Bujanocit
Për bashkëpunimin e ofruar në projektin "Përdorimi i gjuhës së ndjeshme gjinore në komunën e Bujanocit, në kuadër të përkrahjes së mekanizmave për barazi gjinore", i realizuar nga EU Progresi sot në Beograd ka ndarë mirënjohje për komunën e Bujanocit.Mirënjohja është ndarë në implementimin e politikave të barazisë gjinore dhe avancimin e pozitës shoqërore dhe ekonomike në nivel lokal.
Komuna e Bujanocit është në mesin e 18 komunave që me sukses ka realizuar projektin mbi barazinë gjinore dhe gjuhës senzitive të përkrahura nga EU Progresi./Titulli.com/