Lokale
Erion Veliaj në Preshevë, në ekspozitën "PreFoto"
Ministri i rinisë dhe mirëqenies sociale në Qeverinë e Shqipërisë, Erion Veliaj, të shtunën (23 nëntor) do të marrë pjesë në hapjen e ekspozitës ndërkombëtare të fotografisë “PreFoto”.
Edicioni i tretë i kësaj ekspozite me karakter garues do të mbahet në shtëpinë e kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, ndërsa për here të parë mysafirë do të ketë ministrin nga Qeveria e Shqipërisë, Erion Veliajn.
Konkursi ndërkombëtar “PreFoto” mbështetet nga ministri Erion Veliaj si dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar, ndërsa organizohet nga studio artistike “Edoni-Color” në Preshevë.
Në konkursin ndërkombëtar të fotografisë, i cili të shtunën fillon në orën 19h, sipas organizatorëve do të ndahen edhe tre çmime për vendet e para si dhe çmimi special nga juria./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!