Erik Manton i OSBE-së, kundër apo pro diskriminimit ?
Lokale

Erik Manton i OSBE-së, kundër apo pro diskriminimit ?

10.Dec.2012 17:04
0
[caption id="attachment_45494" align="alignleft" width="300"] Erik Manton (Shef i OSBE-së në Bujanoc) në anën e majtë dhe Nikolla Llaziq (Kryeredaktor i gazetës "Vranjske") në anën e djathtë[/caption] Në ambientet e shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc është mbajtur ligjërata me temën “Marrëdhëniet Serbo – Shqiptare” të organizuar nga “Gjeneratori”  dhe gazeta “Vranjske” të mbështetur nga ambasada norvegjeze. Në këtë seminar është paraparë të ligjërojë shef i zyrës së OSBE-së në Bujanoc Erik Manton, si dhe Nikolla Llaziq, kryeredaktor i gazetës “Vranjske”. Përkundër ftesës që ka marrë Titulli, nga organizatori, “Gjenerator” nga Vranja, për të përcjellë këtë forum të hapur, ishte Erik Manton shef i zyrës së OSBE-së në Bujanoc, i cili kundërshtoi praninë e mediave në këtë forum, në rastin konkret të portalit informativ Titulli. “Jo jo, nuk mund të jenë prezent mediat”, ishin këto fjalët e shefit të zyrës së OSBE-së në Bujanoc, Erik Manton, duke thënë se gjithçka që mundemi të bëjmë për ju është që të bëni vetëm një foto. Është hera e parë të ndodhë që një zyrtarë i OSBE-së të mos lejojë pjesëmarrjen e mediave në një forum të hapur, kur dihet se kjo organizatë është ajo që më së tepërmi ka investuar dhe investon në avancimin dhe mbrojtjen e lirisë së shprehjes në territorin e Serbisë. Njëherit, kjo organizatë evropiane organizon edhe trajnime për gazetarët se si duhen të sillen në raste të tilla. Seminari në fjalë kishte për qëllim të trajtoj temat si: jotolerancën, paragjykimet, diskriminimin kundrejt pakicave, personave me invaliditet, personave të moshuar dhe të varfërve, si dhe grave./Titulli.com/
“CAP Project” në ndihmë të personave me aftësi të kufizuara(foto&video)
RTB të sistematizoj vendet e punës ose të mbyllet!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration