“CAP Project” në ndihmë të personave me aftësi të kufizuara(foto&video)
Lokale

“CAP Project” në ndihmë të personave me aftësi të kufizuara(foto&video)

10.Dec.2012 17:37
0
Pas Preshevës, “CAP Project” ka vazhduar fushatën për ndihmë ndaj njerëzve me aftësi të kufizuara edhe në Bujanoc përmes grumbullimit të kapakëve dhe më pas shitjes së tyre për të siguruar karroca për njerëzit në nevojë. Ky aksion i organizuar nga Shoqata për Persona me Aftësi të Kufizuara nga Presheva, sot në sheshin e Bujanocit ka bërë shpërndarjen e broshurave për vetëdijesimin e qytetarëve se me një angazhim të vogël të tyre mund të ndihmojnë shumë njerëz me aftësi të kufizuara. Përveç aksionin në shesh, Shoqata për Persona me Aftësi të Kufizuara ka organizuar edhe shfaqjen e dokumentarit “Në rrugë”, i cili u shfaq në sallën e vogël të shtëpisë së kulturës në Bujanoc. Dokumentari është realizuar në institucionet arsimore dhe jashtë saj të komunës së Preshevës, që në qendër ka pas personat me aftësi të kufizuar. Koordinatori i projektit Shkëlzen Limani duke folur për rëndësinë e projektit tha se shoqëria jonë duhet të largojë idetë e përcaktimit të limiteve të personave me aftësi të kufizuara. Në këtë organizim morrën pjesë drejtorë të shkollave, mjekë, përfaqësuesi i Këshillit Kombëtar Shqiptarë, si dhe përfaqësuesi i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Luginë. Projekti për grumbullimin e kapakëve përkrahet nga Këshilli Kombëtar dhe Green Club. Grumbullimi i kapakëve për herë të parë filloi në Turqi me iniciativën e studentit shqiptar Kushtrim Ahmeti, ndërsa kjo ide u përhapë edhe në vende të tjera./Titulli.com/ [caption id="attachment_45501" align="aligncenter" width="518"] Aktivistët "CAP Project", në sheshin e Bujanocit duke shpërndarë broshurat[/caption] [caption id="attachment_45502" align="aligncenter" width="518"] Aktivistët "CAP Project", në sheshin e Bujanocit duke shpërndarë broshurat[/caption] [caption id="attachment_45503" align="aligncenter" width="518"] Shfaqja e dokumentarit "Në rrugë", në shtëpinë e kulturës në Bujanoc[/caption] [caption id="attachment_45504" align="aligncenter" width="518"] Pjesëmarrësit në prezentimin e Shoqatës për Persona me Aftësi të Kufizuara nga Presheva[/caption] Dokumentar- Në rrugë by f100000320335948
Nisë zbukurimi i qytetit
Erik Manton i OSBE-së, kundër apo pro diskriminimit ?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration