Epidemiologu Tiodoroviq: Propozojmë që masat më të rrepta të shtyhen deri më 29 mars
Lokale

Epidemiologu Tiodoroviq: Propozojmë që masat më të rrepta të shtyhen deri më 29 mars

19.Mar.2021 09:12
0

Branislav Tiodoroviq, epidemiolog dhe anëtar i Shtabit Emergjent për luftën kundër koronavirusit, deklaroi se masat e rrepta epidemiologjike sigurtisht  do të zgjaten dhe se propozimi i pjesës mjekësore është që masat aktuale të jenë në fuqi deri më 29 Mars, përcjellë Titulli.com.

"Propozimi ynë do të jetë që masat që kemi tani të jenë në fuqi deri në 29 Mars dhe ne do të shohim se çfarë do të ndodhë Brenda Shtabit Emergjentë. Në këtë moment, ne duhet të mendojmë  gjithçka në atë që është e nevojshme dhe kjo është ushqimi, ilaçet, karburantet në mënyrë që të ruajmë jetën e njerëzve sepse pa njerëz të shëndetshëm nuk ka ekonomi ", tha epidemiologu Tiodoroviq.

Ai theksoi se pjesa mjekësore e Shtabit të Emergjent e di se "disa ditë" të masave më të rrepta nuk është zgjidhja, se nuk do të japë një rezultat të mjaftueshëm, dhe se është e nevojshme për të zgjatur masat.

Më 16 mars, kryeministrja e  Serbisë, Ana Brnabiq,  pati deklaruar  pas seancës së Shtabit Emergjent se gjithçka po mbyllet përvec dyqanet ushqimore, farmacitë, pikat e karburantit do të funksionojnë, gjithçka që është e nevojshme për një jetë normale./Titulli.com/" 

Çka po promovon PVD për zgjedhjet e parakohshme lokale në Preshevë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration