Emir Sahiti nga Presheva: Më mbeti merak që s’munda t’i bashkohesha Kombëtares së Kosovës
Lokale

Emir Sahiti nga Presheva: Më mbeti merak që s’munda t’i bashkohesha Kombëtares së Kosovës

31.Mar.2022 09:19
0

Futbollisti kosovar në fakt e mori ftesën e parë nga Kombëtarja e Kosovës pas formës solide nëpër të cilën po kalon me Hajdukun në Kroaci.

Por, një lëndim i pësuar në gju ia pamundësoi mesfushorit kreativ që t’i bashkohet ekipit Verdhekaltër për herë të parë në karrierë pasi u ftua nga selektori i ri, Alain Giresse.

Ai e pranon se i ka mbetur merak që nuk mundi t’iu bashkohej “Dardanëve” pasi është i bindur se do të mundë t’i tregonte cilësitë e tij.

“Më vjen shumë keq. Më thirrën për herë të parë. Do të doja të luaja për vendin tim, si çdo futbollist. Do ta bëja më të mirën në ato ndeshje (ndaj Burkina Fasos e Zvicrës). Kosova luajti me Zvicrën në një ndeshje me vëllezërit tanë, sepse në ekipin zviceran ka shumë shqiptarë. Do të isha i motivuar për këtë lojë, do të ishte e mrekullueshme ta kisha mundësinë për të luajtur kundër lojtarëve si Shaqiri e Xhaka”, deklaroi Sahiti për mediumin e njohur kroat “index.hr”, përcjell “Gazeta Express.

Ai ishte pjesë e të rinjve të Kombëtares shqiptare, por në fund vendosi t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës, edhe pse nuk ka debutuar ende.

Për këtë thotë se e dëgjoi zemrën, edhe pse ka lidhje shpirtërore edhe me Shqipërinë.

“Unë kam luajtur për Kombëtaren U-21 të Shqipërisë. Kur kam luajtur për U-19 nuk ka ekzistuar kombëtarja e Kosovës, kështu që është normale që kam luajtur për Shqipërinë, por e kam dashur më shumë Kosovën. Aty jam rritur, Prishtina është qyteti im”, shton tutje Sahiti, familja e të cilit është nga Lugina e Preshevës, por që ai është rritur në Prishtinë.

“Zemra ime është tërhequr për të luajtur për Kosovën, por ne nuk bëjmë shumë dallime, jemi vëllezër. Ismajli, për shembull, ka lindur në Kosovë, por luan për Shqipërinë. Unë shpesh dëgjohem me të. Ai e do shumë Hajdukun, e shikon çdo ndeshje tonën dhe më përgëzon për fitoret e mia”, shprehet 23 vjeçari.“Nuk dua të futem në politikë, por sigurisht që ky është një problem, por edhe një motiv shtesë për ne. Ne duam të tregojmë se si është Kosova dhe ta paraqesim atë si shtetin tonë. Është një motiv i veçantë për secilin nga Kombëtarja e jonë”, përfundoi Sahiti, i cili e kishte nisur karrierën në Ramiz Sadik kur ishte vetëm 5 vjeç.

Ai shpreson që ta marrë një tjetër ftesë për ndeshjet e qershorit, kur Kosova do t’i zhvillojë katër ndeshje në Ligën e Kombeve.

Arifi: Jemi gati të formojmë Asociacionin në Luginë nëse na kërkohet
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration