Ekspozitë për ditën e mësuesit 7 marsi në Bujanoc
Lokale

Ekspozitë për ditën e mësuesit 7 marsi në Bujanoc

06.Mar.2019 09:58
0

Me rastin e ditës së mësuesit 7 marsi në shtëpinë  e kulturës në Bujanoc  me fillim nga ora 10,  ditë e enjte do të hapet ekspozitë brenda ambientit.

Sipas njoftimit të këshillit organizativ të shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc  me këtë aktivitet kulturorë do të shënohet kjo ngjarje e rëndësishme për mësuesin shqiptarë.

 Ekspozita për nxënësit do të jetë e hapur nga ora 10-12 ditë e enjte ndërsa në objektin e shkollës së mesme ekspozita do të prezantohet para nxënësve në orën 13, shkruan Titulli.com.

 Çdo vit festohet 7 Marsi- Dita e Mësuesit, që na përkujton ditën kur më 7 mars 1887, u hap në Korçë, nën drejtimin e Pandeli Sotirit, Mësonjëtorja kombëtare shqipe.

Ajo ishte shkollë me karakter kombëtar e laik ( jo fetar ) ku të gjitha mësimet jepeshin në gjuhën shqipe ndërsa drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare, si Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami etj./Titulli.com/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration