Ekspozita “Sanxhaku i Nishit nëpër shekuj”, histori e dhimbshme !?
Lokale

Ekspozita “Sanxhaku i Nishit nëpër shekuj”, histori e dhimbshme !?

11.Apr.2014 15:53
0
Një grup joformal i historianëve të komunës së Bujanocit kanë prezantuar një ekspozitë me fotografi  “Sanxhaku i Nishit nëpër shekuj” dhe morën pjesë dhjetëra qytetarë nga Bujanoci e Presheva.

ekspozita-Bujanoc-5 Fotografit e vendosura në korridorin e shtëpisë së kulturës në Bujanoc prezantonin historinë e shqiptarëve që banonin nëpër qytetet e sotme, Kushumlia, Prokupla, Leskoci, Nishi AK Palllanka.

ekspozita-Bujanoc-4Sipas organizatorëve këto fotografi paraqesin okupimin dhe dëbimin e popullsisë shqiptare nga Sanxhaku i Nishit dhe spastrimin etnik të mbi 700 vendbanimeve shqiptare, raporton Titulli. “Të gjitha këto fotografi janë grumbulluar nga portale informative dhe media të ndryshme dhe ne po i prezantojmë këtu një kronologji për këtë territor të banuar me shqiptarë”, tha Muhamed Jashari, njëri prej grupës joformale të historianëve të Bujanocit.ekspozita-Bujanoc-6 Në promovimin e kësaj ekspozite ishte paralajmëruar nga organizatorët të marrin pjesë edhe përfaqësues ndërkombëtarë të ambasadave nga Beogradi, Memli Krasniqi, ministër për Rini, Sport dhe Kulturë  në qeverinë e Kosovës, mirëpo asnjëri prej tyre nuk ishte i pranishëm përveç pjesëmarrësve vendorë lokal dhe një përfaqësuesi nga universiteti privat i Tetovës. Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi përshëndeti këtë ekspozitë duke mbështetur grupin e historianëve që kanë marrë iniciativë të njoftojnë opinion për të kaluarën e shqiptarëve në këtë pjesë të prezantuar në ekspozitë. Burime të gazetës Express,  kanë thënë se autoritetet serbe nuk i kane lejuar Memli Krasniqit vizitën në këtë promovim. Sipas përfaqësuesit të BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar autoritetet serbe kanë ndaluar vizitën me arsyetimin se ky manifestim ishte propagandues. Albulena Halili, zyrtare për hulumtime shkencore pranë Universitetit te Evropës Juglindore tha para të pranishmëve se kjo ekspozitë flet më shumë se 1000 fjalë tona e cila argumenton dhe se na jep forcë të përkulemi para të vërtetës sonë historike. ekspozita-Bujanoc-3Përveç fotografive dhe hartave të prezantuara, organizatorët përmes broshurës së shpërndarë për pjesëmarrësit kanë dërguar edhe  fakte historike e fotografi ku janë masakruar shqiptarët të titulluar “Komitat serb-Masakra”. Sipas fakteve të prezantuar në broshurën nga organizatorët thuhet se gjatë luftërave ballkanike janë vrarë e masakruar 250 mijë shqiptarë nga forcat serbe./Titulli.com/  
Tërnoc: Ministria shkarkon drejtorin dhe Këshillin e shkollës (dokumenti)
Konfiskohen 23 kg marijuanë në vendkalimin Tabanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration