
Ekspozita e lopëve simentale organizohet edhe këtë vit në Bujanoc
Komuna e Bujanocit edhe këtë vit organizon ekspozitën e lopëve të racës simentale "Bujanoci 2016".Ekspozita do të mbahet në fshatin Levosovë të komunës së Bujanocit më 1 Tetor me fillim nga ora 12:00 dhe ftohen të gjithë blegtorët të prezantojnë lopët e tyre.
Organizator është komuna e Bujanocit në bashkëpunim me stacionin e veterinarisë në Bujanoc, ndërsa në vitin e kaluar kishin marrë pjesë në ekspozitën e këtillë 72 lopë nga 62 pronarë.
Vlen theksuar se në ekspozitën e Parë Republikane të bagëtive të mëdha , të zhvilluar më 3 tetor tw vitit 2015 në Krushevc, demi nga Konçuli i pronarit Hamdi Ademi është zgjedhur në rrethin e 15 më të mirëve./Titulli.com/