Edhe një kamp refugjatësh në Preshevë
Lokale

Edhe një kamp refugjatësh në Preshevë

23.Aug.2015 13:57
0
Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Bratisllav Gashiq, gjatë qëndrimit të dielën në Preshevë ka thënë se për shkak të krizës së ditëve të fundit në kufirin greqi-maqedoni, në fshatin Miratoc të Komunës së Preshevës po ngritet edhe një kamp i madh për pranimin e refugjatëve nga Lindja e Mesme.

Gashiq, me rastin e vizitës në kampin e Miratocës i ka thënë gazetarëve se në këtë moment, në këtë vend dhe në Qendrën e pranimit në Preshevë janë rreth 5.000 refugjatë.

Ai ka shtuar se një numër i madh i njerëzve në 24 orët e fundit ka hyrë në Serbi dhe se pritet një intenzitet i ngjashëm edhe në një apo dy ditët e ardhshme, transmeton Titulli.com.

Sipas fjalëve të ministrit, gjatë ditës në kampin e sapo hapur në Miratoc do të mbërrijë edhe ekipi i mjekëve nga Spitali Ushtarak i Nishit, derisa do të sillet edhe energjia elektrike në mënyrë që emigrantët të pajisen me vërtetim që ka si qëllim kërkimin e azilit në Serbi.

Ky vërtetim, refugjatëve i jep të drejtë në qëndrim legal në Serbi për 72 orët e ardhshme, gjatë së cilave ata duhet të kërkojnë azil apo ta lëshojnë territorin e Serbisë.

Në fushat afër fshatit kufitar Miratoc janë vendosur nëntë tenda të mëdha si dhe tenda të vogla të cilat refugjatët i kanë sjellë me vete. Kampi po sigurohet nga policia dhe pjesëtarët e Xhandarmërisë me automjete luftarake. /Titulli.com/

Fabrika e Mobiljeve "Omorika" nga Bujanoci, prodhimet i plasonte edhe në Zvicër e Gjermani (foto)
Shqiptarët të ndarë në Medvegjë, me dy lista në zgjedhjet lokale
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration