Edhe në varre shqiptarët të diskriminuar?!
Lokale

Edhe në varre shqiptarët të diskriminuar?!

24.Feb.2013 12:07
0
Varrezat e dëmtuara të shqiptarëve në fshatin Osllarë të Bujanocit nuk po i meremeton Qeveria e Serbisë, ndërsa Kosova vetëm se ka ndarë 97 mijë euro për varrezat ortodokse të serbëve. Me 30 janar të këtij viti kryeministri Hashim Thaçi në mbledhjen e qeverisë mori vendim për ndarjen e 97 mijë eurove për rregullimin e varrezave serbe në Fushë Kosovë dhe Kllokot. Një vendim të tillë nuk ka marrë Qeveria e Serbisë për të meremetuar varrezat e shqiptarëve mysliman që u dëmtuan në fshatin Osllarë të Komunës së Bujanocit. Opozita e Bujanocit në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal kërkoi nga qeveria në Beograd që të marrë si shembull atë të Prishtinës, mirëpo deri në këto momente nuk ka asnjë ndihmë në meremetim të varrezave. Familjarët, për Titullin janë shprehur se një ndihmë të tillë nuk kanë marrë nga shteti. “Nuk kemi pas asnjë interesim nga Qeveria e Serbisë apo organet tjera shtetërore për të na ndihmuar në rregullimin e varrezave të familjarëve tanë”, tha Eshtref Shabani, familjes së të cilit i janë dëmtuar pesë varre të të dashurve të tyre. Përmendoret në varrezat e Osllarës janë ende të dëmtuara dhe familjarët nuk presin më ndonjë ndihmë nga Beogradi. Varrezat ortodokse në Kosovë u dëmtuan pas heqjen e pllakës përkujtimore me emrat e dëshmorëve të UÇPMB-së në Preshevë, ndërsa disa ditë më vonë edhe varrezat e shqiptarëve në Luginë pësuan nga vandalizmi. Deri më tani autoritetet e rendit përveç hetimeve që janë duke i bërë nuk kanë arritur t’i zbulojnë dëmtuesit e pllakave në varrezat shqiptare./Titulli.com/
Takimi Luginë-Beograd zhvillohet sot
"Bukë dhe shpresë" për Luginën (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration