E  vetmja zgjidhje afatgjate për Luginën e Preshevës, parimi i reciprocitetit
Lokale

E vetmja zgjidhje afatgjate për Luginën e Preshevës, parimi i reciprocitetit

18.Jul.2018 15:32
0
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, me bashkëpunëtorë, priti në një takim pune udhëheqësit e fushatës "Lugina do Zgjidhje".

Murati diskutoi për rezultatet e deritanishme të fushatës si dhe për platformën e Lëvizjes për Bashkim lidhur me bisedimet me Serbinë, ku përfshihet reciprociteti në mes të tri komunave në veriun e Kosovës: Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq dhe tri komunave të Kosovës Lindore  Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

Në këtë takim, Murati shprehu shqetësimin e LB-së për mungesën e platformës së institucioneve të vendit, e rrjedhimisht, mospërfshirjen e problemit të Kosovës Lindore në bisedimet e tyre me Serbinë. Gjithashtu, ishte qëndrim i përbashkët se e vetmja zgjidhje afatgjate për problemin shqiptaro-serb mund të jetë ajo që arrihet mbi parimin e reciprocitetit.

Kryetari i LB-së, Valon Murati shprehu edhe një herë mbështetjen e pa rezervë të Lëvizjes për Bashkim për Fushatën “Lugina do Zgjidhje” dhe e përshëndeti deklaratën e përfaqësuesve të komunave Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Palët u pajtuan që ta vazhdojnë bashkëpunimin në funksion të përfshirjes së çështjes së Kosovës Lindore në agjendën e bisedimeve dhe përfshirjen e sa më shumë faktorëve politikë, por edhe të shoqërisë civile e medias, në këtë çështje.

Arifi: Lugina e Preshevës pjesë shumë të rëndësishme e marrëdhënieve Kosovë-Serbi
Presidenti i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikan, Adnan Mehmeti vizitë Akademisë së Kosovës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration