E kap paniku dhe tenton ta hapë derën e aeroplanit gjatë fluturimit
Atraktive

E kap paniku dhe tenton ta hapë derën e aeroplanit gjatë fluturimit

04.Dec.2019 08:36
0

Një burrë që vuante nga një sulm paniku u përpoq të hapte derën e aeroplanit të kompanisë “British Airways” që fluturonte drejt Arabisë Saudite, por u ndalua nga pasagjerët e tjerë, përfshirë vëllain e boksierit Dillian Whyte.

 Incidenti ndodhi të hënën në mbrëmje rreth një orë para se BA 263 nga “Heathrow” të aterronte në kryeqytetin saudit.

Pa paralajmërim një njeri i shqetësuar filloi të përpiqej të tërheqë levën në derën në pjesën e pasme të aeroplanit, ndërsa bërtiste “unë dua të dal” në gjuhën angleze.

Një pasagjer tjetër, Ian McNally, shpejt vuri re atë që po ndodhte dhe u përpoq të ndërhynte. Menjëherë ka ndërhyrë edhe Dean Whyte së bashku me pasagjerët e tjerë për të kapur udhëtarin e trembur.

Whyte ishte në gjendje ta kapte burrin dhe të tërhiqte nga dera, ndërsa i thoshte vazhdimisht: “Qetësohu, vëlla!”.

Në atë moment, stjuardesat, një prej tyre që mbante prangat, erdhën për të ndihmuar.

Më në fund pas disa minutash të hidhërimit duke bërtitur, pasagjeri u qetësua dhe u kthye në ulësen e tij.

Një punonjës i “British Airways” konfirmoi për “The Guardian” se incidenti ishte raportuar tek autoritetet.

“Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë më parë”, tha ai.

“Ekuipazhi ynë i kabinës kujdesej për një klient që vuante nga një sulm paniku gjatë fluturimit. Na vjen keq për çdo shqetësim që i shkaktoi klientët tanë”, tha zëdhënësi i kësaj kompanisë ajrore britanike.

Taksa mbyll shumë biznese në Luginë të Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration