Dështon seanca e kuvendit komunal në Preshevë, mungesë kuorumi (video)
Në mungesë të kuorumit ka dështuar seanca e V e kuvendit komunal të Preshevës, në të cilën ishin parapare tre pika të rendit të ditës.Gjatë të njëjtës seancë ishte paraparë edhe dorëheqja e zëvendëskryetarit të komunës së Preshevës, Reshat Neziri.
Këshilltari nga grupi i ndarë i PDSH-së, Merxhan Memishi tha se lëshon seancën e kuvendit për shkak të situatës së krijuar me mungesën e këshilltarëve si dhe tentativa për ta shpëtuar kuvendin duke dhënë dorëheqje zëvendëskryetari i komunës tregon joseriozitet.
Pas kësaj situate të krijuar në kuvendin komunal të Preshevës pritet të shihet qëndrueshmëria e koalicionit qeverisës./Titulli.com/