Dy vdekje të reja nga koronavirusi në Serbi, një i infektuar në Bujanoc
Lokale

Dy vdekje të reja nga koronavirusi në Serbi, një i infektuar në Bujanoc

04.Apr.2020 08:30
0

Serbia ka shënuar dy vdekje të reja nga koronavirusi ndërsa në Bujanoc është shënuar rasti i parë i infektimit të një personi 55 vjecar.

Shtabi për situata të jashtëzakonshme i komunës së Bujanocit ka njoftuar se në Bujanoc është konfirmuar rasti i parë me COVID19.

"Luten të gjithë qytetarët të shtojnë kujdesin, të rrinë në shtëpi, mos të dalin pa nevojë dhe mos të shtrëngojnë duart. Gjithashtu gjithë qytetarët të shtojnë kujdesin, të rrinë në shtëpi, mos të dalin pa nevojë dhe mos të shtrëngojnë duart", thuhet në njoftimin e komunës së Bujanocit.

Ndërsa informacionin se dy pacientë kanë humbur jetën nga koronavirusi në Serbështë bërë i ditur për “Novosti” nga Branislav Nedimoviq, anëtar i Shtabit të Krizës në luftë kundër përhapjes së virusit, i cili u ka shprehur ngushëllime familjeve.

Një mashkull 65 vjeç i cili jetonte në Satrincë, të dielën e kaluar ishte shtrirë në një klinikë në Novi Sad pas infektimit me koronavirus, por fatkeqësisht ka humbur jetën përkundër përpjekjeve të mëdha të stafit mjekësor.

“Ai kishte temperaturë të lartë e cila nuk i kishte zbritur as pas disa ditësh, i është bërë testi dhe doli pozitiv për COVID-19”, deklaroi Nedimoviq.

Edhe disa familje që kanë qenë në kontakt me të janë konfirmuar se janë infektuar nga virusi dhe gjenden në izolim shtëpiak.

Viktima tjerët vjen nga qarku i Pirotit duke u bërë rasti i parë nga ky rajon ku është shënuar një viktimë nga koronavirusi.

Shkenca shpjegon: Si penetron dhe godet koronavirusi organizmin (video)
""Armata ruse" e dezinformimit filloi punën për Koronavirusin nga janari"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration