DW: Sipas qeverisë gjermane, idenë për shkëmbim territorial e dhanë Thaçi dhe Vuçiqi
Një hetim i nisur nga opozita e majtë në Gjermani ka bërë që Qeveria atje t’u japë përgjigje disa çështjeve që lidhen me Kosovën.
Qeveria gjermane në një përgjigje ndaj një hetimi parlamentar të nisur nga opozitarët, zbulon se përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara shpesh për procesin e negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por që BE-ja nuk u këshillua për përmbajtjen e marrëveshjes së Washingtonit të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në shtator.
“Nga perspektiva e Qeverisë Federale, sqarimi i krimeve të luftës dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut luan një rol qendror në procesin e pajtimit”, tha qeveria gjermane në përgjigje të një hetimi parlamentar nga e majta opozitare, në të cilat Deutsche Welle ka siguruar qasje ekskluzive.