Driton Rexhepi, kandidat i PVD-së për kryetar të komunës së Bujanocit
Lokale

Driton Rexhepi, kandidat i PVD-së për kryetar të komunës së Bujanocit

04.Mar.2020 21:20
0

Dega e PVD-së në Bujanoc në mbledhjen e sotme ka emëruar Driton Rexhepin, kandidat për kryetar të komunës së Bujanocit për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 26 prill të këtij viti. 

“Në prezencën e mbi 110 Kuvendarëve, në një atmosferë të jashtëzakonshme, Kuvendarët e Degës së PVD-së u zotuan për një angazhim të mirëfilltë dhe përkushtim të sinqertë në arritjen e objektivave të përgjithshme deri në fitoren e ardhshme të 26 Prillit”, thuhet në njoftimin e PVD-së.

Sipas këtij njoftimi kuvendi i këtij subjekti ka emëruar edhe Enver Ramadanin kandidat për kryetar të kuvendit komunal pas zgjedhjeve., shkruan Titulli.com.

“Të kalitur e formësuar mbi peshën e respektimit, mirëkuptimit, bashkërendimit e disiplinës. Pra në frymën e PVD-ës nuk mund të jet ndryshe nga ajo që pritet. Mundësia për ta bërë këtë është në duart tona. Kjo është shpresa në zemrat tona. Kjo është e ardhmja në të cilën besojmë. Një vend që me të vërtetë fuqizon çdo shqiptar të përparojë”, citohet mes tjerash në njoftimin e PVD-së.

Në garë për kandidaturën e degës së PVD-së për kryetar të komunës së Bujanocit ishin Driton Rexhepi dhe Enver Ramadani./Titulli.com/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration