Lokale
Drejtorët për konsultime te Arifi
Raporti nëntë mujor i rreth harxhimeve si dhe rebalanci i buxhetit të komunës së Bujanocit për vitin 2013 kishte mbledhur sot drejtorët e ndërmarrjeve publike dhe institucioneve arsimore në sallën e Kuvendit Komunal.
Në këtë mbledhje të drejtuar nga kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi u kërkua nga drejtuesit e këtyre ndërmarrjeve dhe institucioneve që të kenë kujdes në mënyrën e shfrytëzimit të mjeteve, sidomos për vitin e ri, raporton Titulli.
Me këtë rast Arifi ka kërkuar nga të pranishmit që të bëjnë përpilimin e planit për buxhetin e vitit 2014-të edhe ate duke filluar qysh nga 25 tetori.
Ndërsa, për drejtorët të cilët udhëheqin organizatat ku themelues është komuna, e të cilët kanë pas mangësi në raportet e tyre rreth mjeteve të planifikuara dhe harxhuara, nga kryetari i komunës i është dhënë afat që deri më 18 tetor të bëjnë propozimin për rebalanc për këtë vit./Titulli.com/
-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
http://youtu.be/yfahOrUZOB0
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!