Drejtoresha e Unionit të Bashkive Shqiptare qëndron në Bujanoc (video)
Në zyrën e kryetarit të komunës së Bujanocit, është pritur delegacioni me drejtoreshën ekzekutive të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, Andriola Kambo nga Shqipëria.
Nagip Arifi është shprehur se "ishte i frytshëm me drejtoreshën ekzekutive të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon znj. Andriola Kambo me bashkëpunëtorë dhe kryetarin e komunës së Pejës z. Gazmend Muhaxheri me stafin e tij, si dhe kryetaren e komunës së Preshevës znj. Ardita Sinani.
Ai ka shkruar se në kuadër të Unionit, ku bënë pjesë edhe komuna jonë do të punojnë bashkarisht për realizimin e projekteve në fushën e turizmit si dhe projkete në lidhje me të rinjtë.
Pjesë e takimit ishte edhe deputetja shqiptare në parlamentin e Serbisë, Nadije Beqiri, kryetari i kuvendit komunal Enver Ramadani.