Draft-marrëveshja që u është prezantuar Thaçit dhe Vuçiqit në Shtëpinë e Bardhë: Korrigjimi apo ?
Lokale

Draft-marrëveshja që u është prezantuar Thaçit dhe Vuçiqit në Shtëpinë e Bardhë: Korrigjimi apo ?

05.Mar.2020 07:38
0

Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, në Shtëpinë e Bardhë u është prezantuar drafti i marrëveshjes finale. Periskopi nga burime që kanë qenë pjesë e këtyre takimeve, ka mësuar se marrëveshja ka dy opsione: korrigjimin e kufijve ose Asociacion Plus, me kërkesa të veçanta nga ana e Serbisë, opsion i cili, sipas burimeve, është i preferuari i ndërmjetësuesve amerikanë.

Periskopi, ekskluzivisht ka mësuar edhe detaje të tjera nga takimi në Washington, mes të cilave, edhe ai që kjo fazë bisedimesh do të jetë dinamike, e ngjashme me atë të Rambujesë, ku palëve u janë ofruar vetëm dy opsione, apo “merre ose lëre”, që është e kundërta e negociatave në Vjenë që kanë zgjatur rreth dy vjet…

Korrigjim kufijsh ose Asociacion Plus. Këto janë dy opsionet që janë ofruar, në takimin e para dy ditësh në Washington, në takimin mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Periskopi nga burime të afërta që kanë qenë prezentë në takim, ka mësuar se veç tjerash, Serbisë nuk i është kërkuar të ndalet fushata e çnjohjeve deri në muajin qershor të këtij viti. Po  ashtu, Periskopi ka mësuar, se pikërisht ky muaj, pra qershori i këtij viti, është edhe afati përfundimtar për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

 

Formati i bisedimeve për marrëveshjen përfundimtare, do të jetë në nivel presidentësh me ekipe që ata do t’i përzgjedhin vetë. Palëve u është ofruar edhe mundësia e takimit me Presidentin amerikan Donald Trump, mirëpo kjo është shtyer deri në periudhën kur mund të ketë përafrim për marrëveshjen mes të dy palëve.

Periskopi ka mësuar se në këtë takim, Thaçit dhe Vuçiqit u është thënë se ‘palëve që nuk janë të gatshme të nënshkruajnë, do të kenë sanksione të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës’.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot në konferencën për media ku ka njoftuar për këtë takim, ka thënë se ‘takimi në Shtëpinë e Bardhë është një kthesë kritike dhe dramatike’. Ai ka thënë se ‘Amerika e ka marrë përfundimisht në dorë dialogun midis Kosovës dhe Serbisë’ dhe që ‘kërkon të përmbyllet në afat të shkurtër’

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration