Donatori i 1 milion eurove nuk lajmërohet në telefon
Lokale

Donatori i 1 milion eurove nuk lajmërohet në telefon

01.Oct.2013 00:21
0
Fondit Humanitar të Kosovës Lindore (FHKL) në gala mbrëmjen e mbajtur në Prishtinë i janë premtuar rreth 600 mijë euro, premtuesi i 1 milion eurove nuk ngre telefonin. FHKL duke falënderuar humanistët shqiptarë nga e tërë bota që premtuan donacionet e tyre për ndërtimin e 100 shtëpive për familjet e varfra në Luginë, thotë se ndihma për këtë aksion po vazhdon edhe pas mbylljes së mbrëmjes së bamirësisë. “Falënderojmë të gjithë ata që kontribuuan në gala mbrëmje, e që kjo ndihmë ende po vazhdon nga njerëz bamirës që nuk ngurrojnë të marrin kontakte me kryesinë e fondit humanitarë  për të ndihmuar iniciativën shumë humane „të ndërtojmë, të shpëtojmë, të parandalojmë“”. “Në gala mbrëmje, gjithsej u premtuan afër  600`000 euro duke filluar prej plakut humanist që ndau pensionin prej 15 euro e deri te vëllezërit tanë në Sarajevë që ndihmuan me 270`000 euro. Gjithashtu dhe me ndërtime të 4 shtëpive dhe me mjete materiale ndërtuese të shtëpive”, thuhet në njoftimin e FHKL të cilin e transmeton Titulli. Më tej ky Fond thotë se gjatë mbrëmjes gala ka vërtetuar tre herë ndihmën e premtuar nga donatori Behar Emini prej 1 milion eurove, mirëpo kryesia e FHKL me seli në Zvicër thotë se donatori tani nuk lajmërohet në thirrjet telefonike të FHKL. “Ne si kryesi vazhdimisht po përpiqemi të kontaktojmë rishtas zotëri Behar Eminin që mësohet të jetë nga fshati Bilaç i komunës së Bujanocit i ardhur nga Negoca, mirëpo i njëjti nuk dihet për cilat arsye a motive nuk përgjigjet në thirrjet tona. Kjo edhe njëherë na shtyn të dyshojmë në seriozitetin e këtij donacioni. Ne edhe më tutje do të bëjmë  përpjekje të marrim  kontakte dhe të vërtetojmë premtimin e zotri Eminit”, thuhet në njoftim. Kryesia e FHKL do të njoftojë opinionin shqiptarë për të rejat rreth këtij donacioni si dhe aksionit humanitarë në përgjithësi, thuhet mes tjerash në njoftimin e nënshkruar nga kryetari i Fondit, Xhelal Memeti./Titulli.com/
Trupi Koordinues ndanë bursa për nxënësit e Luginës
Nebojsha nga Bujanoci arrestohet për kontrabandë me të huaj
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration