Donacioni japonez i mbetet komunës së Bujanocit
Lokale

Donacioni japonez i mbetet komunës së Bujanocit

28.Jan.2015 21:39
0

Sektori për Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme pranë Zyrës Lokale për Zhvillim Ekonomik (ZLZHE) të komunës së Bujanocit ka njoftuar sot se procedurat e doganimit të tetë kamionetave, donacion ky i qeverisë së Japonisë, ka përfunduar.

Donacioni në vlerë prej 45.000 euro, i cili përfshinte tetë kamioneta dhe disa pajisje përcjellëse i’u ishte dhuruar komunës së Bujanocit në vitin 2009, por, siç thuhet në njoftim “për shkak të neglizhencës së përbërjes së kaluar të pushtetit lokal kishte mbetur pa doganuar”.

Kjo zyre, në njoftimin dërguar portalit informativ Titulli, thekson se si rrjedhojë, përveç mos përdorimit të kamionetave, komuna e Bujanocit  për mos realizimin e doganimit ishte dënuar në shkallën e parë nga ana e Gjykatës Themelore në Surdulicë me 1.200.000 dinarë dhe kishte marrë vendimin për konfiskimin e këtij donacioni.

“Pas një pune intensive disa mujore sektori për Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme pranë ZLZHE-së arriti që me sukses ta përmbyll doganimin e kamionetave, andaj ato tash e tutje mund të jenë në shërbim të institucioneve të ndryshme  të komunës së Bujanocit”.

Sektori për Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme potencon se në këtë rrugë të mundimshme është dashur të shfrytëzohen edhe lidhjet private vetëm se të arrihet qëllimi i doganimit, i cili përveç shfrytëzimit të pajisjeve komunën e Bujanocit e shpëton edhe nga pagesa e gjobës prej 1.2 milionë dinarëve, e që siç njofton kjo zyre, në këtë kohë për taksapaguesit do të ishte një hendikep i madh dhe i është shmangur konfiskimit të donacionit japonez.

Ky sektor vlerëson se përkujdesja ndaj pronës shoqërore si ndaj donacioneve nga organizatat e huaja është një shembull që duhet ndjekur edhe segmentët tjerë të ndërmarrjeve publike ngase vetëm kështu mund të ruhet dhe të avancohet prona e cila është të dobi në gjithmbarshme të qytetarëve.

“Edhe pse kanë pësuar disa amortizime për shkak se gati gjashtë vite ishin të “strehuara” në depo, përveç se do t’i hyjnë në funksion ndërmarrjeve publike, tetë  kamionetat do të shërbejnë për nevojat edhe të shkollave, çerdheve si dhe institucioneve tjera pasi dallohen për nga natyra e tyre mjaft praktike”, thuhet në njoftim. /Titulli.com/

Stankoviq: Gjendja në Medvegjë shumë e rëndë
Studentë nga Beogradi vizituan Këshillin Kombëtar Shqiptar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration