DJ Protone nga Bujanoci, pjesë e festivalit "Wonderlande" në Beograd
DJ Protone nga Bujanoci, do të marrë pjesë në Festivalin Wonderlande në Beograd. Kjo është hera e parë që ai merr pjesë në një festival kaq të madh, i cili mbahet nga data 21 deri më 23 qershor të këtij viti.
“Në këtë festival takohen të gjithë DJ-ët evropianë të cilët janë, si JoeySuki, Arisen Flame, Omnia, Jorn Van Deynhoven, Ibranovski Music, Futuristic Polar Bears, Beltek, Erik Iker, Ikerya Project”, ka dekalruar Dj Protone. Ai ka thënë se ka pasur oferta nëpër klube në Kosovë dhe Maqedoni, porse të gjitha i ka refuzuar për të mos i lënë anash përgatitjet e projektit për të performuar në Festivalin Wonderland që numri i kërkesave të biletave kaluar mbi 4.000. Aty do të kenë pjesëmarrës edhe nga shtetet tjera të Ballkanit, si Greqia,Turqia, Kosova, Shqipëria etj. DJ Protone që është njëherësh edhe producent i muzikës elektronike, konsiderohet të jetë i vetmi shqiptar i cili merr pjesë para publikut të Serbisë në Beograd.