Dita e mësuesit në Luginë të Preshevës me mungesë të librave shqip dhe cilësisë arsimore, afro 1200 mësimdhënës
Lokale

Dita e mësuesit në Luginë të Preshevës me mungesë të librave shqip dhe cilësisë arsimore, afro 1200 mësimdhënës

07.Mar.2018 09:32
0
"7 Marsi" apo Dita e Mësuesit po shënohet edhe në Luginë të Preshevës përmes aktiviteteve të ndryshme të organizuar komunale.

Gjendja e arsimit shqip në këtë rajon vazhdon të mbetet një problematikë në rritje sidomos me mungesën e librave shkollor shqip dhe cilësinë e ulët të arsimit, shkruan Titulli.com. 

“Arsimi shqip ballafaqohet me probleme të shumta duke filluar me mungesën e teksteve shkollore, mungesën e kabineteve për lëndë të caktuara, provimi i licencës e  probleme tjera janë pengesa të vazhdueshme për zhvillimin dhe avancimin e mësimit në shkollat shqipe, është shprehur për Titulli.com Zejni Fejzullahu, kryetar i komisionit për arsim parashkollor, fillorë e të mesëm pranë Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Në bazë të dhënave nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë mësimet në gjuhën shqipe i vijojnë afro 6482 nxënës në shkollimin fillorë dhe të mesëm, shkruan Titulli.com.

Sipas statistikave të departamentit për arsim në administratën komunale në komunën e Bujanocit për vitin 2017-2018 mësimin në gjuhën shqipe e vijojnë 2759 nxënës dhe janë të angazhuar 385 punëtorë me personel arsimorë dhe ndihmës.

Nga drejtoria e shërbimeve publike dhe veprimtarive shoqërore në komunën e Preshevës ,Titulli.com ka mësuar se për vitin shkollorë 2017/2018 e vijojnë afro 4603 nxënës ndërsa janë të angazhuar afro 820 punëtorë arsimorë.

Zakonisht institucionet arsimore në Luginë të Preshevës për ditën e mësuesit organizojnë ahengje nëpër restorante lokale.

Më mars të vitit 1887 në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe me mësues e drejtor i parë i saj ishte Pandeli Sotiri dhe nga ajo ditë 7 marsi festohet në Shqipëri dhe trojet tjera shqiptare si dita e mësuesit për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike./Titulli.com/

Shqiptarja nga Novi Pazari ka një porosi për Ministrin e Diasporës shqiptare, Pandeli Majko
Riad Ramadani nga Bujanoci, përfundon me sukses të lartë doktoratën në Slloveni
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration