Dita Botërore e Lirisë së Shtypit dhe ngulfatja e medias shqipe në Bujanoc dhe Preshevë Fotografia në ballinë është realizuar më 3 maj 2018 në zyrën e OSBE-së në Bujnaoc ku është mbajtur tryezë diskutimi në shënimin e ditës ndërkombëtare të lirisë së shtypit me gazetarë dhe përfaqësues të mediave nga Bujanoci, Presheva, Vraja dhe Leskoci
Lokale

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit dhe ngulfatja e medias shqipe në Bujanoc dhe Preshevë

03.May.2020 11:30
0

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, median shqiptare në Bujanoc dhe Preshevë e gjen në një situatë gjithnjë e më të vështirë të shprehjes së lirisë së fjalës, funksionimit, financimit si dhe tendendcave të vazhdueshme për parcelizimin dhe zbehjen e medias shqipe.

Duke e pasur parasysh tregun e vogël të marketingut media shqipe lokale në këtë rajon mbështetet kryesisht në bazë të projekt-bashkë financimit dhe nga buxheti republikan financohen me një pjesë të vogël të buxhetit e shpesh herë edhe me projekte jo të rëndësishme për komunitetin shqiptarë këtu.

Disa media në gjuhën shqipe lokale kanë ngritur shqetësimin vazhdimisht lidhur me ndarjen jo të drejtë të projekteve për informimin shqip nga Ministria e Kulturës dhe Informimit, e cila përvec që ndan një buxhet shumë të vogël ka filluar edhe të financojë prodhime mediale organizatave lokale që skanë të bëjnë asgjë me informimin shqip.

Informimi shqip të vetmën mundësi të financimit e ka nga buxheti komunal për të të cilën shqetësim kryesor mbetet buxhetit i vogël e manipulimi, prishja e konkurseve si dhe mënyra e ndarjes së buxhetit.

Komuna e Bujanocit nga buxheti i vet i pëgjithshëm vjetor ndanë një shumë simbolike për financimim  medias e shpesh herë në financimin e projekteve edhe favorizon media të caktuara që ekzitojnë vetëm në formë të regjistrimit zyrtar si kusht për të marrë pjesë në konkurse.

Komuna e Preshevës është shembulli më i keq i ngulfatjes së medias shqipe sa i përket financimit të medias lokale duke bllokuar edhe buxhetin e paraparë komunal për të financuar projekte. Buxheti i komunës së Preshevës i planifikuar për financimin e medias këto 2 vitet e fundit është orientuar në financimin e vetëm një media lokale.

Lidhur me mbështetjen e medias shqipe është për t’u përshëndetur inciativa e Këshilli Kombëtar Shqiptar që ka filluar të ndajë pozicion financiar për mediat lokale përmes projekteve mirëpo qysh në vitin e parë e ka filluar me një politik të ngjashme të Ministrisë së Kulturës dhe Informimit që mbështet “fantom media” e favorizon media të caktuara të cilët nuk japin kontributin e duhur në interesin publik.

Redaksia e Portalit Informativ-TITULLI vlerëson se është i domosdoshëm një riorganizim i mediave lokale shqipe në Bujanoc dhe Preshevë duke ngritur zërin në modalitet e financimit dhe shprehjes së lirë të fjalës si garancë kryesore për një shoqëri të zhvilluar, avancuar dhe demokratike.

3 Maji është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit dhe  shërben për të nënvizuar parimet themelore të lirisë së shtypit si dhe për të vlerësuar këtë liri në mbarë botën.

Në raportin e fundit të organizatës ndërkombëtare “Reporterët pa kufij”,  Serbia është renditur në vendin e 93-të  nga të gjithë 180 shtete të botës për nga liria e medias duke shënuar edhe rënie në rangë listën botërore./Titulli.com/

Ky koment është shkruar nga redaksia e portalit Titulli.com në Bujanoc

Fotografia në ballinë është realizuar më 3 maj 2018 në zyrën e OSBE-së në Bujnaoc  ku është mbajtur tryezë diskutimi në shënimin e ditës ndërkombëtare të lirisë së shtypit me gazetarë dhe përfaqësues të mediave nga Bujanoci, Presheva, Vraja dhe Leskoci ndërsa video  me 5 minute heshtje paraqet një formë te protestës per lirinë e medias.

 

Hooper: Marrëveshja Kosovë-Serbi është arritur, Grenell duhet ta bindë BE’në
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration