Diskutim publik mbi progresin e arritur në zbatimin e të drejtave të fëmijeve në Bujanoc
Lokale

Diskutim publik mbi progresin e arritur në zbatimin e të drejtave të fëmijeve në Bujanoc

13.Apr.2017 13:53
0
Në sallën e vogël të Shtëpisë së kulturës "˜' Vuk Karagjiq"˜' u mbajt diskutim publik mbi progresin e arritur në zbatimin e të drejtave të fëmijeve në Bujanoc, i organizuar nga Incijativa Qytetare dhe Klubi i hapur nga Nishi.

Qëllimi i diskutimit publik ishte kuptim më i mirë i rëndësisë dhe respektimit të Konventës për të Drejtat e Fëmijës në nivel lokal dhe krijimin e mekanizmave për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. 

Në takim ishin të pranishëm përfaqësuesit e komunës së Bujanocit,  Trupit koordinues për P.B.M, policisë, shkollave, shtëpisë së shëndetit dhe OJQ-ve. 

Takimi u hap me tregimin e historive personale të fëmijëve të cilët folën në lidhje me shkeljen e të drejtave të fëmijëve: mungesën e pjesëmarrjes, problemin e diskriminimit në mesin e moshatërve, varfërinë e fëmijëve dhe problemin me tekstet shkollore. 

Në takim u përkrah incijativa e fëmijëve pjesëmarrës në projektin ‘’ Të drejtat e fëmijeve në tregim dhe praktikë ‘’  që komuna e Bujanocit të sjell vendimin i cili mundëson financimin e grupeve joformale, në mënyrë që ti mundësohet fëmijeve të jenë aktivë në fushën e të drejtave të tyre. 

Ndër problemet që kërkojnë zgjedhje të shpejtë u permenden problemi i shpenzimeve të rrugës të nxënësve të shkollave të mesme, ku u kerkua që me një peticion të kërkohet zgjidhje për lehtësimin e këtyre shpenzimeve nga ana komunës, problemi me shujtjet në shkollë, mos ekzistimi I këshillit për fëmijë, planit aksional për fëmijë ishin disa nga problemet e identifikuara nga pjesëmarrësit. 

Pjesëmarrësit u dakorduan që të vazhdohet me edukimin në fushën e të drejtave të fëmijeve në bashkëpunim me institucioneve relevante me qëllim të sigurimit të respektimit të plotë të Konventës për të drejtat e fëmijeve. Problemi i ‘’bullingut’’ dhe rreziku dixhital kërkojnë edukim shtesë të kuadrave professional për trajtimin më detaj të këtyre temave. Nga policia u kërkua të shtohet kontrolla nëpër fshatra, ku fëmijët pa leje të vozitjes po cenojnë sigurinë në komunikacion. Problem specifik i kësaj komune mbetet problemi me tekste shkollore për nxënësit shqiptarë, kurse komuniteti romë vazhdon të ketë problem me vijimin e rregullt të fëmijeve të këtijë komuniteti në shkollë. Një fenomen i ri në shkollat e mesme është rritja e numrit të nxënësve që kalojnë në mësim të çrregullt. 

Në bazë të këtyre porpozimeve nga ky takim, fëmijët në bashkëpunim me të pjesëmarrësit do të planifikojnë fushatën e cila do të mundësoj krijimin e mehanizmave për mbrojtjen e drejtave të fëmijeve në komunitetin lokal. Disa nga këto propozime që janë definuar në këtë takim do të kenë vend edhe në propozimet që do të përcillen për ratifikimin e OP3 minsitrive dhe Qeverisë së R.S.

 

 

Pojektin  „Child rights in stories and practice“ e zbaton Klubi i hapur nga Nishi me mbështetjen e Delegacionit të BE-së në Serbi përmes programit EIDHR.

 

Mustafa: Roli i femrës i rëndësishëm në kuvendin komunal të Bujanocit
Shoqata "Deli Agush" urë lidhëse mes Bilaçit dhe Turqisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration