Disa të rinj heqin flamurin kombëtar pranë ambasadës së Shqipërisë në Beograd (video)
Lokale

Disa të rinj heqin flamurin kombëtar pranë ambasadës së Shqipërisë në Beograd (video)

02.Nov.2021 07:08
0

Mbrëmë, më 31 tetor, një grup serbësh kanë hequr flamujt shqiptarë nga shtiza e flamurit në Beograd, ku ndodheshin për shkak të Samitit të Lëvizjes së të Painkuadruarve.

Samiti u mbajt më 11 dhe 12 tetor dhe në Beograd mbetën flamujt e shumë vendeve, anëtarë të lëvizjes, përfshirë edhe flamujt e Shqipërisë,transmeton Zeriinfo.

Por flamujt shqiptarë bënë që serbët sërish të tregojnë urrejtjen ndaj shqiptarëve, duke i hequr të gjithë ata që gjendeshin nëpër rrugët e Beogradit.

Sipas mediave pro-qeveritare serbe, përgjegjës për këtë akt provokues është Nikolla Kelanoviq, i cili ka pranuar se ka hequr flamujt shqiptarë në kryeqytetin serb. Ai, sipas këtyre mediave, tashmë është i njohur për publikun për sjelljet e tij arrogante.

"Unë dhe shoku im po udhëtonim përgjatë 'Bulevardit' kur pashë flamujt e Shqipërisë, u ndalëm me qëllimin për t'i hequr. Kur u afruam, katër djem vrapuan drejt nesh dhe donin të na ndihmonin, kështu që ata u ngjitën dhe hoqën flamujt. Vazhduam tutje dhe hoqëm një duzinë flamujsh", tha Nikolla për "Telegraf"-in serb

 

Kur u pyet se pse vendosi për një veprim të këtillë të turpshëm, Kelanoviqi u përgjigj:

"Të jemi të qartë, unë nuk kam asgjë kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve që janë për pajtim, por ka nga ata që urrejnë, dhe përderisa ka nga ata që janë kundër serbëve dhe Serbisë, nuk dua ta shoh flamurin e tyre në Beograd. Samiti ka kaluar, tani mund të hiqet flamuri shqiptar dhe flamujt e tjerë".

Mediumi serb thotë se aktin e heqjes e kanë bërë disa të mitur, por thekson se ata janë bindir nga Kelanoviqi. Megjithatë, ai thotë se ata me vetëdëshirë i kanë hequr dhe nuk janë detyruar.

"Nuk i binda, siç thashë, ata erdhën vetë për të ndihmuar. Doja t'i regjistroja për rrjetet sociale dhe prandaj dëgjohen kur u them ta bëjnë, sepse kam filluar të regjistroj", deklaron ai.

Në videon e postuar në rrjetet sociale, personi që mediat serbe e kanë identifikuar si Nikolla Kelanoviq, dëgjohet duke thënë "hajde, hiqe", ndërda në videon tjetër shihet duke vozitur makinën dhe dëgjohet duke thënë: "Ja pra, u premtova djemëve se do t'i shëtisja me makinë nëse i heqin flamujt shqiptarë", raporton Zeri.info

Kujtojmë, Kelanoviqi u bë i njohur për publikun serb pasi përplasi një Porsche “të artë”, më pas tërhoqi vëmendjen me sjelljen e tij arrogante, por edhe me një makinë të re, të cilën e kishte deri vonë, “Mercedes” me kristale Sëarovski. 

Situata e rënduar epidemiologjike në Serbi, njofton për 63 viktima nga COVID-19
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration