Disa shqiptarë në diplomacinë e ish-Jugosallvisë dhe përfaqësimi nga Lugina në qeverinë e sotme?
Lokale

Disa shqiptarë në diplomacinë e ish-Jugosallvisë dhe përfaqësimi nga Lugina në qeverinë e sotme?

24.Aug.2020 08:15
0

Në kohën e Republikës Federale Socialiste të Jugosllavisë, intelektualët shqiptarë nga pjesët e ndryshme ishin pjesë e skenës politike në Beograd dhe koha e fundit ishte para viteve 1990, para se të tendoseshin marrëdhëniet midis dy kombeve, transmeton Titulli.com.

Në ish-Jugosllavi, para shpërbërjes së saj, Sinan Hasani (personi në mes në fotografine ballinës)  një ish-shkrimtar dhe ambasador i Jugosllavisë, ishte President i Presidencës së Republikës Federale Socialiste të Jugosllavisë nga 15 maj 1986 deri në 14 maj 1987.

Intelektuali dhe politikani shqiptar Ali Shukrija ishte anëtar i Presidencës, dhe Mesud Besniku ishte ambasador në Norvegji nga 1983 deri në 1987, përcjellë Titulli.com.

Në rast të futjes në qeveri të listës shqiptare nga Lugina e Preshevës e cila përfaqësohet me 3 deputet shqiptarë në kuvendin e Serbisë është përfolur se mundë të marrin të udhëheqin ndonjë ministri por tani për tani është zbehur ky muhabet.

Deri në formimin e qeverisë së Serbisë mundë të bëhën kalkulime të ndryshme me pjesëmarrjen eventuale të shqiptarëve të Luginës apo sipas disa deklaratave serbe kjo është e lidhur edhe me përfshirjen e serbëve lokal në qeverisjen e komunës së Bujanocit./Titulli.com/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration