Diplomat e Kosovës marrin përgjigje politike për shqiptarët në Luginë të Preshevës (dokument)
Lokale

Diplomat e Kosovës marrin përgjigje politike për shqiptarët në Luginë të Preshevës (dokument)

08.Jan.2020 13:55
0

Problemi i nostrifikimit të diplomave të studentëve shqiptarë nga Lugina e Preshevës që kanë përfunduar studimet nëpër universitet të ndryshme të Kosovës vazhdon të  has në pengesa administrative në Serbi.

Fismir Jahiu, i diplomuar në universitetin “Hasan Prishtina” në Prishtinë i cili posedon edhe çertfikatën  e lëshuar nga zyra e Be-së EUA në vitin 2013 përmes Sparkut  (marrëveshje për njohjen e diplomave Prishtinë-Beograd) thotë se po i paraqiten probleme në marrjen e informacioneve nga Agjensioni për kualifikim të Republikës Serbisë.

Ai tha për Titulli.com se ka kompletuar dokumentet dhe përmes e-mailit ka kërkuar nga institucioni i ministrisë ENIC/NARIC sqarim shtesë para se të dorëzojë aplikacionin.

“Përmes e-mailit sqarova se në cilin shtet kam diplomua, dhe i tregva se kamë brë dokumentet e nevojshme si dhe pyeta se a duhet të ketë diploma vulë apostile duke e ditur qe shteti Serb nuk e njehë këtë vulë si dhe e njoftova që posedoj certifikatën e lëshuar nga EUA”, i ka shkruar Jahiu personit zyrtar.

Në bazë të kësaj kërkese ai  ka marrë një përgjigje të çuditshme nga administrata e institucionit të krijuar nga  ministria.

 “I nderuar, që nga themelimi ENIC/NARIC nuk njehë diplomat e lëshuar nga Universiteti “ Hasan Prishtina” në Prishtinë, pasi që Kosova është pjesë integrale e Serbisë”, ishte kjo përgjigja e ardhur në adresën e  Fismir Jahiut.

Ai u shpreh për Titulli.com se personi përgjegjës për pranimin e dokumenteve në vend se ti përgjigjet pyetjes bënë reagim emocional, duke theksuar se Kosova është pjesë e Serbisë.

“Me këtë përgjigje joprofesionale na mohohet e drejta për aplikim, kthehemi një hap mbrapa, pasi deri tani së paku dokumentet janë pranuar. Kjo ngjarje tregon se shteti Serb ende nuk është gati për anëtarësim në BE, se nuk respekton shtetasit e vet qe kane përkatësi shqiptare, shkel të drejtat dhe pamundëson zhvillimin e jetës normale”, theksoi për Titulli.com, Fismit Jahiu.

Jahiu ka kërkuar nga spektri politik shqiptar të reagoj në instancat e larta shtetërore dhe ato ndërkombëtare për shkeljet e vazhdueshme të të drejtave që po ju bëhen të rinjve shqiptar.

Për problemin e nostrifikimit të diplomave të Kosovës në serbi, Këshilli Kombëtar Shqiptar nga ngecur të merret më seriozisht por stimulon propagandën e sukseseve të promovuar të cilat i vlerëson realizimin e takimeve./Titulli.com/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration