Digjet makina e kompanisë shqiptare në Vrajë, politika lokale akuzon qeverinë në Beograd
Lokale

Digjet makina e kompanisë shqiptare në Vrajë, politika lokale akuzon qeverinë në Beograd

02.Aug.2018 10:30
0
Një makine të kompanisë shqiptare "Saba Bellca" i është vënë zjarri ndërsa kryetari i kësaj komune, Shaip Kamberi, duke thënë se kjo është pasojë e politikës albanofobe së cilës sipas tij ditëve të fundit i ka paraprirë presidenti serb, Aleksandar Vucic, për një invazion të shqiptarëve mbi Vranjën.

Kamberi thotë se pasojat tash po bien mbi kurrizin e kompanive shqiptare.

“Vurja e zjarrit nëpër makineritë e kompanisë “Saba Bellça”, përveç që dëshmon mosgatishmërinë e shtetit për t’i mbrojtur kompanitë shqiptare, ajo flet edhe për mentalitetin e mbrapsht që i përket viteve të ’90 ta”, ka thënë Kamberi përmes Facebook.

“Përveç dëmtimit të drejtëpërdrejtë të shkaktuar kompanisë shqiptare “Saba Bellça”, një gjest i tillë ngjallë frikën jo vetëm ndaj kompanive shqiptare por dëshmon edhe mungesë të stabilitetit për investitorë të huaj”.

“Heshtja e institucioneve kompetente për të pestën herë rradhazi le të kuptohet që ato ose nuk janë të gatshme për t’i mbrojtur dhe trajtuar në mënyrë të barabartë të gjitha kompanitë e sukësesëshme ose përkrahin fushatën antishqiptare që ka për qëllim pengimin e biznesit shqiptar”.

Ai ka thënë se shpreson që ky rast të mos kalojë në heshtje.

“Besoj që kjo problematikë duhet të ngritet në instancat më të larta vendore dhe kombëtare”.

Haziri merr konfirmimin për marrjen e shtetësisë për qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës
Ndarja e Luginës së Preshevës katastrofë e shpërnguljes së tërësishme të shqiptarëve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration