Digjet makina e kompanisë shqiptare në Vrajë, politika lokale akuzon qeverinë në Beograd
Një makine të kompanisë shqiptare "Saba Bellca" i është vënë zjarri ndërsa kryetari i kësaj komune, Shaip Kamberi, duke thënë se kjo është pasojë e politikës albanofobe së cilës sipas tij ditëve të fundit i ka paraprirë presidenti serb, Aleksandar Vucic, për një invazion të shqiptarëve mbi Vranjën.Kamberi thotë se pasojat tash po bien mbi kurrizin e kompanive shqiptare.
“Vurja e zjarrit nëpër makineritë e kompanisë “Saba Bellça”, përveç që dëshmon mosgatishmërinë e shtetit për t’i mbrojtur kompanitë shqiptare, ajo flet edhe për mentalitetin e mbrapsht që i përket viteve të ’90 ta”, ka thënë Kamberi përmes Facebook.
“Përveç dëmtimit të drejtëpërdrejtë të shkaktuar kompanisë shqiptare “Saba Bellça”, një gjest i tillë ngjallë frikën jo vetëm ndaj kompanive shqiptare por dëshmon edhe mungesë të stabilitetit për investitorë të huaj”.
“Heshtja e institucioneve kompetente për të pestën herë rradhazi le të kuptohet që ato ose nuk janë të gatshme për t’i mbrojtur dhe trajtuar në mënyrë të barabartë të gjitha kompanitë e sukësesëshme ose përkrahin fushatën antishqiptare që ka për qëllim pengimin e biznesit shqiptar”.
Ai ka thënë se shpreson që ky rast të mos kalojë në heshtje.
“Besoj që kjo problematikë duhet të ngritet në instancat më të larta vendore dhe kombëtare”.