Dheu i Bardhë: Pritjet për të hyrë në Kosovë 30-40 minuta (statstika)
Lokale

Dheu i Bardhë: Pritjet për të hyrë në Kosovë 30-40 minuta (statstika)

02.Aug.2021 11:24
0

Mërgimtarët që po kthehen në vendet e BE-së pas pushimeve në Kosovë po presin deri në dy orë në kufi.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikëkalimin kufitar në Merdare pritjet për të dalë nga Kosova janë dy orë dhe kolona ka arritur në 800 metra, po ashtu pritjet në këtë pikë kufitare për të hyrë në Kosovë janë 30 minuta.

Po ashtu pikë tjetër e ngarkuar është edhe ajo tek “Dheu i Bardhë”, ku pritjet për të hyrë janë 30 deri 40 minuta, ndërsa për të dalë jo më shumë se 15 minuta.

Kolonë njëkilometërshe është krijuar edhe në dalje të pikës kufitare në Vërmicë, ku pritjet për të dalë nga Kosova janë 20 deri 30 minuta, ndërsa për hyrje nga kjo pikë nuk pritet më shumë se 10 minuta.

Më poshtë gjeni raportin për fluksin në të gjitha pikat kufitare të Kosovës.

Image

Komuna e Bujanocit mban takimin me shoqatat e diasporës (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration