Dezinformimi rus ka shënjestruar mediat perëndimore, thotë hulumtimi britanik
Titulli Lab

Dezinformimi rus ka shënjestruar mediat perëndimore, thotë hulumtimi britanik

07.Sep.2021 07:32
0

Instituti për Hulumtime të Sigurisë i Universitetit Cardiff në Britaninë e Madhe ka thënë se grupet e lidhura me Rusinë po ndërhyjnë në faqet e internetit të mediave perëndimore për të përhapur propagandë dhe dezinformata që mbështesin Kremlinin.

Në një hulumtim të publikuar të hënën (6 shtator) ky institut tha se kishte zbuluar dëshmi nga 32 media të mëdha në 16 vende të cilat ishin shënjestruar përmes manipulimit të rubrikave të komenteve të lexuesve të tyre.

Ndër mediat që kanë hasur në këto aktivitete janë edhe: Daily Mail, Daily Express dhe The Times në Britani; Fox News dhe Washington Post në Shtetet e Bashkuara; Le Figaro e Francës; Der Spiegel dhe Die Welt të Gjermanisë; dhe La Stampa në Itali.

Hulumtuesit kanë zbuluar 242 materiale në të cilat mbështetëshin "deklaratat provokuese pro-ruse ose anti-perëndimore".

 

Mediat në gjuhën ruse më pas i përdorën ato në përpjekje për të siguruar mbështetje më të gjerë në publikun perëndimor për politikat dhe presidentin rus, Vladimir Putin.

Hulumtimi u krye në fillim të këtij viti kur tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës ishin në rritje.

Këto veprime, sipas hulumtimit, janë rritur që nga vitit 2018 kur tensionet mes Moskës dhe Perëndimit u përshkallëzuan.

Drejtori i Institutit, Martin Innes, tha se operacioni i grupeve të lidhura me Rusinë është "domethënës" duke pasur parasysh mënyrën e veprimit dhe shtrirjen e tij.

"Duke rrëmbyer seksionet e komenteve të mediave perëndimore, ata kanë qenë në gjendje të paraqesin propagandën e tyre", shtoi ai.

Sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab, tha se Britania e Madhe dhe aleatët e saj po punonin për të luftuar "dezinformimin e Kremlinit ".

"Ky raport nxjerr në pah kërcënimin për demokracinë tonë nga dezinformatat e mbështetura nga shteti rus në internet", shtoi ai.

Raporti tha se kishte dëshmi të koordinimit midis mediave shtetërore ruse, të cilat kanë një histori të përhapjes së dezinformatave dhe mediave të identifikuara nga inteligjenca perëndimore si të lidhura me shërbimet e sigurisë ruse.

Konjufca godet Ramën për bashkëpunimin me Vuçiqin: Gabim je, ulu e bisedo edhe me shqiptarët e Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration