Dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve t’i dalim në ndihmë
Intervista

Dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve t’i dalim në ndihmë

24.Sep.2013 12:09
0
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së, në komunën e Bujanocit është duke u përballur me probleme të shumta financiare dhe se po brengoset për pjesëmarrje të ulët të qytetarëve në manifestimet përkujtimore që po organizohen në komunë dhe rrethinë. Edmond Isufi, kryetar i OVL-së së UÇMB-së në Bujanoc, në një intervistë për Titullin është shprehur i shqetësuar për kujdesin e pakët që po i bënë popullata familjarëve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve  luftës mirëpo në anën tjetër falënderon ata që ndihmojnë në vazhdimësi kërkesat e OVL-së duke përmendur këtu Shoqatën e Luginës së Preshevës me seli në Zvicër më një ndihmë simbolike. Isufi ka drejtuar edhe kritika ndaj pushtetit lokal të Bujanocit me arsyetimin se ndihma financiare që vjen nga buxheti komunal është shumë e vogël.  OVL në bashkëpunim me familjarët e dëshmorëve planifikon që  manifestime përkujtimore të organizohen në të ardhmen në një ditë të vetme.   [caption id="attachment_51811" align="aligncenter" width="500"]Pllaka përkujtimore  e dëshmorëve të UÇPMB-së  në Preshevë  tani më e larguar nga oborri i kuvendit komunal të Preshevës Pllaka përkujtimore e dëshmorëve të UÇPMB-së në Preshevë tani më e larguar nga oborri i kuvendit komunal të Preshevës[/caption] Si është gjendja momentale e OVL-së? Isufi: Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së, në komunën e Bujanocit, aty ku unë jam përgjegjës kryesor i saj, ka një strukturë të kompletuar, duke përfshirë të gjitha fshatrat e komunës së Bujanocit me nga një anëtar të saj. Për çdo gjë që kërkohet të vendosen, ne zhvillojmë takime dhe konsolidohemi mes veti për të arritur një vendim të përbashkët.Sa i përket aktiviteteve të OVL-së, veç se kanë filluar përkujtimet për dëshmorët e kombit, ku më datë 19 të këtij muaji kishin dhe datën e rënies së dëshmorëve të Prizrenit, të rënë në fshatin Dobrosin, më pastaj për të vazhduar në familjet e tyre në Prizren dhe për këtë vit nuk ka më përkujtime të dëshmorëve, por si OVL, kemi ne agjendën tonë kemi edhe manifestimin e nëntorit, ku me 21 dhe 22 nëntor të vitit 2000, mund të përkujtojmë si fitoren më të madhe të UÇPMB-së nga e cila u morë 60 për qind e territorit të Luginës së Preshevës nga Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Por ky manifestim dhe manifestimet e tjera dhe gjithë çka i përket OVL-së, për të qenë afër familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve dhe  veteranëve që kanë nevojë për ndihmën e OVL-së, varet krejt prej ndihmave që mund të na ofrohen nga njerëzit me vullnet të mirë, në të kundërt këto aktivitet mbeten të pa realizuara ashtu siç kanë mbetur dhe vitet e kaluara. Pra shfrytëzoj rastin që nëpërmjet portalit tuaj, të kërkoj ndihmë prej organeve komunale me të cilat kemi një bashkëpunim shumë të mirë, por ndihma sinqerisht ka qenë shumë e pakët në drejtim të OVL-së, edhe pse arsyeje ka pak për shkak të ilegalitetit të OVL-së, jo me dëshirën tonë, por në pamundësi për të qenë legal. Gjithashtu më së shumti kërkoj ndihmë nga biznesmenët lokal të cilët kanë një pasuri dhe mundësi për të ndihmuar familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e luftës, edhe pse disa prej tyre kanë ndihmuar dhe ju falënderojmë sinqerisht për ndihmën e tyre. Një mundësi të tillë gjithashtu e kanë edhe mërgimtarët tanë që jetojnë në shtetet e Evropës dhe më larg, ku prej tyre dhe bijtë e tyre i kanë pasur në luftën e UÇPMB-së. Fal gjakut të dëshmorëve ne sot gëzojmë pak të drejtat, dhe udhëheqim me pushtetin lokal dhe kjo nuk duhet harruar.   [caption id="attachment_43436" align="alignleft" width="300"]Edmons Isufi - Kryetar i OVL të UÇPMB-së Edmons Isufi - Kryetar i OVL të UÇPMB-së në Bujanoc[/caption] Sa po ndihmohen familjaret e dëshmorëve, veteranët dhe invalidët e luftës?  Isufi: Nëpërmjet OVL-së, ndihma e vetme që i u është ofruar viteve që kanë kaluar, për faktin se këtë vit akoma nuk janë ndihmuar, ka qenë një ndihmë shumë simbolike nga Shoqata e Luginës së Preshevës me seli në Zvicër. Sigurisht, nuk duhet harruar dhe ndihma qq kemi pasur dhe nga Bashkqsia Islame e Bujanocit dhe nga xhamiqt e komunës së Bujanocit. Dhe ajo që ofrohet nga Organizatë e Veteranëve të Kosovës, është një pushim dhjetë ditor në bregdetin shqiptar, të tjera ndihma në drejtim të këtyre veteranëve dhe familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve nuk ka për momentin, e shpresojmë që në të ardhmen të shtohen ndihma ndaj këtyre kategorive që meritojnë më shumë se gjithkush tjetër të ndihmohen sepse ne gëzohemi, krenohemi dhe mburremi kur kujtojmë data historike të kombit dhe vendit tonë. Nga ana tjetër këto familje gjithmonë vuajnë dhe ndjenë dhimbjen për më të dashurit e tyre që kanë humbur.   Sa po respektohet gjaku i dëshmorëve dhe datat e të rënëve?  Isufi: Në këto dy vite që unë udhëheq këtë organizatë, nuk ka qenë keq, por me përkujtimin e dëshmorëve të Prizrenit, që ishte një numër shumë i vogël i pjesëmarrësve në vendin e rënies, ishte për të u brengosur. Shfrytëzoj rastin të i ftoj qytetarët që në manifestimet e ardhshme, pikë se pari ish pjesëtarët e UÇPMB-së, qeverisjen lokale dhe subjekte politike, shoqërinë civile dhe popullatën në tërsi të marrin pjesë në këto manifestime e që është me e pakta që ne mund të bëjmë për dëshmorët tanë, sepse ne prej gjakut të tyre përfituam të mira, që ata dhanë jetën për të gjithë ne e jo për subjekte të ndryshme. Andaj duhet të nderohen nga të gjithë ne shqiptarët e Luginës së Preshevës.   Sa është ndihma institucionale lokale e komunës se Bujanocit?  Isufi: Sa i përket kësaj pyetje, unë vetëm se e ceka më lartë, që ndihma nga institucionet tona që ndihma është shumë e pakët edhe pse premtimet na janë dhënë që do të ndihmohen në të ardhmen. Kjo mbetet të shihet se sa ata janë të ndërgjegjshëm ndaj këtyre familjeve, invalidëve dhe veteranëve të luftës që ne besojmë që premtimet e tyre të i përmbushin.   A do ta bëni një manifestim të përbashkët për të gjithë dëshmorët në një date në të ardhmen?  [caption id="attachment_89185" align="alignright" width="300"]Në nderim të dëshmorëve të UÇPMB-së Në nderim të dëshmorëve të UÇPMB-së[/caption] Isufi: Në mbledhjet e kaluara është diskutuar që të bëhet një manifestim i përbashkët për të gjithë dëshmorët e UÇPMB-së dhe kemi lënë që në takimet e radhës, të ftojmë familjet e dëshmorëve të marrim mendimet e tyre dhe në fund do të vendosim për datat se kur mund të zhvillohet një manifestim i përbashkët për të gjithë të rënët ne vendin tonë. Le të bëhet një konsultim më i gjerë që vendimet të merren ashtu siç duhet dhe të ndahen të gjithë të kënaqur nga ky vendim, e më i rëndësishëm është që të jenë të kënaqur familjet e tyre, sepse në pa pëlqimin dhe konsultimin e tyre nuk mund të marrim as një vendim që do të ishte jo në favorin e dëshmorëve të kombit.
Filmi shqiptaro-zviceran me xhirime në Zvicër, Kosovë e Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration